ShBA/ Autobusi i nxënësve pëson aksident, disa të plagosur

E Enjte, 17 May 2018 19:05

Një aksident i rëndë rrugor që përfshiu edhe një autobus shkolle ka shkaktuar mbylljen e të gjitha korsive të “rrugës 80”, në perëndim të “Exit 25” në Mount Olive të Shteteve të Bashkuara.

Dy zyrtarë thanë se autobusi i shkollës kishte logon e Bordit të Arsimit “Paramus” anash tij.

Kryebashkiaku i Mount Olive, Rob Greenbaum shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po mbikëqyr përpjekjet për shpëtimin.

“Kjo është një skenë e tmerrshme, e cila po merr përgjigjen më të pabesueshme të emergjencave nga kantoni Morris dhe nga Policia e Shtetit”, tha ai.

Ai shtoi se autobusi ishte shkërmoqur dhe anuar, ndërsa shasia e tij ishte shkëputur nga pjesa tjetër e mjetit.

Shkolla “Paramus” e këtij qarku nuk ka konfirmuar ende se cilët studentë ishin duke udhëtuar me të, por sipas kalendarit arsimor, një udhëtim i një klase të fshatit Ëaterloo ishte parashikuar për këtë të enjte, nga shkolla e mesme “East Brook”.

Aksidenti është regjistruar pranë daljes së fshatit Ëaterloo, në “rrugën 80”.

“Jemi duke vlerësuar gjendjen e njërit prej studentëve të përfshirë në këtë aksident”, tha Pam Garretson, zëdhënëse e Qendrës Shëndetësore “St. Joseph” në Paterson.

Deri më tani konfirmohen disa të plagosur. Sipas policisë së shtetit të Neë Jerseyt, edhe një kamion tjetër ishte përfshirë në aksidentin me autobusin e shkollës. Shumë pacientë janë transportuar në Qendrën Mjekësore “Hackettstoën”, pa përcaktuar numrin ekzakt të tyre.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

170 raste të rënda mashtrimi në gjykatën e Tiranës, fatura disa milionë euro

Aktualitet

170 raste të rënda mashtrimi në gjykatën e Tiranës, fatura disa milionë euro

Fenomeni i mashtrimit për të përfituar para ka kthyer në viktima me qindra persona. 170 raste janë duke u trajtuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa janë shumë herë më tepër...

Foto/ Arrestohen hajdutët e karburantit të TAP-it (emrat)

Aktualitet

Foto/ Arrestohen hajdutët e karburantit të TAP-it (emrat)

Nga Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në kuadër të punës për kapjen e personave që shkelin ligjin finalizuan me sukses Operacionin e koduar "Gostencka", u...

Çmendet moti, së shpejti pritet të bjerë dëbora e parë

Aktualitet

Çmendet moti, së shpejti pritet të bjerë dëbora e parë

Edhe pse jemi në stinën e vjeshtës, në vendin tonë po mban mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Sipas parashikimit të sinoptikanëve pritet ndryshim i kushteve atmosferike në ditët në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!