Theresa May viziton Shkupin, porosia e fortë për politikanët e Maqedonisë

E Enjte, 17 May 2018 20:03

Kryeministrja britanike, Theresa May, sot pasdite qëndroi në Shkup, ku ka shprehur përkrahje të fuqishme për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike dhe për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Ajo pas takimit me kryeministrin Zaev tha se me vullnet të drejt politik mund të sigurohet një e ardhme e qetë dhe prosperuese.

“Mund të shihni se çfarë ndodhi vetëm për disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ku pasuan ndryshime të mëdha dhe qeveria shtriu dorën tek fqinjët e saj dhe po angazhohet për gjetjen e zgjidhjes për emrin”, theksoi kryeministrja britanike. Sipas saj, zgjidhja do të sjellë përfitime për të dyja vendet.

“Na mundësoni të ardhmen evropiane, e meritojmë këtë”, theksoi kryeministri Zaev, duke shtuar se Qeveria është e përkushtuar në realizimin e planit të reformave.

Sipas tij, vizita e kryeministres britanike konfirmon interesimin e Britanisë së Madhe për përparimin e proceseve në rajon. Duke u ndalur tek çështja e emrit, kryeministri Zaev nënvizoi se opsioni për të cilin është biseduar me kryeministrin grek ka të bëjë me një zgjidhje të kompletuar që përfshin emrin, gjuhën dhe përdorimin e saj.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Në SHBA: Fondacioni Biberaj, nji Hap i madh në rrugën e duhun

Bota Shqiptare

Në SHBA: Fondacioni Biberaj, nji Hap i madh në rrugën e duhun

Nga Sami Repishti Ridgefield, CT.-Nji ngjarje me randësi ka entuziasmue bashkësinë shqiptaro-amerikane. Me 14 korrik 2018, mora nji mesazh nga kolegu i im i vjetër, Dr.Elez Biberaj, me të cilin më...

Trump kryetarit të Iranit: Do të kesh pasoja që pak kush i ka pasur në histori

Globi

Trump kryetarit të Iranit: Do të kesh pasoja që pak kush i ka pasur në histori

Presidenti amerikan Donald Trump i është kërcënuar ashpër kryetarit të Iranit Hassan Rouhani duke e porositur se do të përballet me pasoja të tmerrshme për shkak të kërcënimeve ndaj SHBA-së Përmes...

Valon Berisha debuton me gol te Lazio

Sport

Valon Berisha debuton me gol te Lazio

Mesfushori shqiptar, Valon Berisha, ishte një ndër afrimet e Igli Tares te Lazio në këtë afat kalimtar. 25-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e Kosovës, u bind nga drejtori shqiptar për të...