HISTORIKE/ Për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore, Japonia tashmë do të ketë Marinë

Saturday, 07 Prill 2018 15:22

Dita e sotme ka qenë një ditë historike për Japoninë. Për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore ka aktivizuar njësinë e saj të parë të Marinës. Në një ceremoni të mbajtur në bazën ushtarake afër Sasebos, në ishullin jugperëndimor Kyushu, rreth 1.500 pjesëtarë të Brigadës amfibe të dislokimit të shpejtë demonstruan aftësitë e tyre.

Këta ushatarakë janë të trajnuar për të zmbrapsur ata që do të tentojnë të pushtojnë ishujt japonezë përgjatë brigjeve të detit të Kinës Lindore, që Tokio druan se janë vulnerabël ndaj sulmeve të Kinës.

Formacioni i Brigadës detare të Japonisë është i polemizuar, pasi njësitë amfibe mund të demonstrojnë forcë ushtarake dhe sipas kritikëve mund të përdoren për të kërcënuar fqinjët e Japonisë.

Sipas Kushtetutës së saj të pas Luftës së Dytë Botërore, Japonia ka hequr dorë nga e drejta për të shpallur apo për t’u angazhuar në luftë, por duket se tendenca tani po ndryshon.

Kina, që dominon detin e Kinës Jugore, sidoqoftë ka lënë pas shpenzimet e Japonisë në mbrojtje. Në vitin 2018, Pekini, që pretendon se zotëron një grup ishujsh të pabanuar në detin e Kinës Lindore, të kontrolluar nga Tokio, do të shpenzojë rreth 176 miliardë dollarë për Forcat e saj të Armatosura, tri herë më shumë sesa Japonia.

Modifikuar më Saturday, 07 Prill 2018 15:24

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Globi

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Facebook nuk do të dërgojë staf për të punuar në zyrat e fushatave politike gjatë zgjedhjeve, ka njoftuar kompania. Rrjeti social ofronte staf të përkushtuar për fushatat politike duke i ndihmuar...

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Lifestyle

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Ne të gjithë jemi familjarë me fotot perfekte të Instagramit, të cilat gjithmonë duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Ne nuk jemi gjithmonë të veshur bukur dhe...

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

Shëndeti

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

A dëshironi të pregatisni një ëmbëlsirë të shijshme, që njëkohësisht të jetë e lirë dhe jo më shumë përbërës? Mendoni se është ve vështirë, apo më keq akoma, e pamundur? Atëherë...