KONFLIKTI/ 9 palestinezë të vdekur nga zjarri i forcave izraelite

Saturday, 07 Prill 2018 16:05

Nëntë palestinezë, përfshirë një gazetar, gjetën vdekjen nga të shtënat e trupave izraelite gjatë protestave në zonën që ndan Izraelin nga Rripi i Gazës. Njoftimin e bëri ministria e shëndetësisë në Rripin e Gazës që kontrollohet nga Hamasi. Ushtria izraelite nuk ka pranuar të bëjë komente, duke thënë se po analizon incidentin. Ndër të vdekurit ishte edhe një 16-vjeçar, ndërkohë që 491 vetë u plagosën nga zjarri i forcave izraelite, bëjnë të ditur burimet palestineze.

Dje forcat izraelite përdorën gazin lotsjellës, plumbat prej gome dhe municion luftarak për të mos lejuar që protestuesit të çanin gardhin ndarës në zonën kufitare. Protestuesit dogjën goma pranë barrierës duke shkaktuar përhapjen e një reje tymi të zi. Ushtria izraelite thonë se protestuesit palestinezë hodhën pajisje eksplozive dhe shishe benzine dhe thanë se demonstruesit po përpiqeshin të kapërcenin gardhin. Ministri izraelit i Mbrojtjes Avigdor Lieberman i përshkroi protestat si provokim dhe paralajmëroi këdo që i afrohet gardhit në vijën ndarëse mes Izraelit dhe Rripit të Gazës se rrezikon jetën. Grupi islamik Hamas, i cili administron Rriipin e Gazës, thotë se protestat kanë për synim të theksojnë bllokadën e rëndë izraelite mbi këtë territor bregdetar si dhe të tërheqin vëmendjen tek kërkesa e palestinezëve për t’u kthyer tek shtëpitë e tyre të mëparshme në Izrael. VOA

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Konflikti për pronat, plagos me thikë kushëririn

Aktualitet

Konflikti për pronat, plagos me thikë kushëririn

Një konflikt për pronat ka përfunduar me plagosje me thikë. Ngjarja ka ndodhur ne Bulqizë kur kushëriri ka goditur kushëririn e tij bashkë më djalin me thikë pas një zënke për...

I kërkon ish të dashurës 1200 euro për fotot intime në Gjilan

Aktualitet

I kërkon ish të dashurës 1200 euro për fotot intime në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin me inicialet F.F. pasi ka kërkuar 1 mijë e 200 euro nga ish e dashura për të mos ia publikuar fotot intime në...

Fjalët prekëse të Leonora Jakupit pas rikthimit të eshtrave të babait në Kosovë

Show-biz

Fjalët prekëse të Leonora Jakupit pas rikthimit të eshtrave të babait në Kosovë

anë rikthyer dje në Kosovë eshtrat e babait të Leonora Jakupit, dëshmorit Qazim Jakupi dhe kolonelit Ahmet Krasniqi. Këngëtarja dje kishte pritur eshtrat e babait të saj të ndjerë, rivarrimi i...