Grupi kriminali 1.3 tonëve kanabis në Kavajë ka gëzuar mbështetjen e strukturave policore 

droge

Detaje të reja vërtet tronditëse janë bërë së fundmi publike për operacioni policor që çoi në sekuestrimin e 1.3 tonëve drogë që do të trafikohej në Itali nga bregdeti i Kavajës. Sipas grupit hetimor ka dyshime se sasia e drogës mund të jetë shumë më e madhe se sa ajo që zbuloi rastësisht policia pranë plazhit të Gjeneralit. Sipas hetimeve nga këqyrja e mjetit lundrues rezulton se skafi i gjetur është i përmasave të mëdha dhe mund të mbajë ngarkesë deri në rreth 3 ton. Përmasat e skafit kanë ngritur dyshimet se trafikantët mund të kenë pasur në plan të trafikojnë një sasi që arrin në dyfishin e asaj të zbuluar. Hetimet për këtë rast trafiku po ndiqen nga Prokuroria për Krime të Rënda, nga e cila ka dyshime se organizimi i grupit ka qenë i nivelit të lartë dhe ata mund të kenë pasur mbështetje nga struktura policore. Ndërkohë mësohet se është zgjeruar edhe grupi i trafikut të drogës që u kap në Kavajë, pasi bëhet e ditur se janë arrestuar 5 persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>