Halim Kosova: Do t’u japim grave detyra dhe përgjegjësi  

kosova

 

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova është takuar gjatë ditës së djeshme me gra të profesioneve të ndryshme në kryeqytet. Kosova vlerësoi ndryshimin ligjor që bën të mundur përfshirjen në listat e këshillit bashkiak të grave. “Isha pjesë e votimit që 50 %, pse jo, edhe të këshillave bashkiakë, të jenë femra. Sepse në fund të fundit janë femrat, gratë dhe vajzat ato që kanë peshën kryesore të familjeve dhe janë ato që mendojnë ditë e natë të bëjnë më të mirën për  fëmijët e tyre”, tha kandidati për kryebashkiak. Ndërtimi I nje sitemi që të ruajë shëndetin e gruas është jetik, edhe pse të gjtihë pjestarët e tjerë janë të rëndësishëm, nënë sipas Halim Kosovës i mbledh të gjithë rreth vetes dhe është ajo që I jep drejtimin e duhur familjes. Kosova siguroi se nisur nga përvoja e tij, do të bëjë gjithçka për të promovuar gratë në përgjegjësi e detyra, pasi ato dinë të drejtojnë me sukses dhe efikasitet.

“Ashtu sikundër gjatë gjithë jetës sime përbri suksesit tim u kam pasur ju, gra dhe vajza, në sektorin që kam punuar, pse jo të mos e vazhdoj këtë eksperiencë të mirë edhe nesër në bashki që t’u kem ju përkrah për të drejtuar sektorë që kanë shumë nevojë edhe për zemërgjerësinë, dashurinë, njerzillëkun”, tha Kosova. Ai dëgjoi të gjitha shqetësimet dhe kërkesat e grave.

“Jam e larguar nga puna në Zyrat e Punës, nga ministri Erion Veliaj. Doja të dija si do të veproni ju me administratën?”.“Drejtësia, ose vënia në vend e asaj që nuk shkon, ose dhënia e hakut të çdo njeriu, ky do të jetë, ka qenë dhe do të jetë prioriteti im”, u përgjigj Kosova.

“Personalisht u kam borxh jetën time sepse më keni shpëtuar nga një lindje e vështirë. Kam një dyqan të vogël. Jam piktore dhe stiliste. Dua nga bashkia të ndihmojë gratë në bzines”.

“Në çdo qytet, nëse kryetari i bashkisë së atij qyteti nuk ndihmon biznesin e vogël dhe të mesëm i cili përfaqëson pjesë më të madhe të biznesit në qytet, i ka bërë një dëm shumë të madh qytetit të vet”, u shpreh Kosova. Në përfundim, Halim Kosova tha se po punohet për një projekt të detajuar, të saktë dhe efikas për qeverisjen e vendit. “Kemi disa plane konkrete që dita ditës po afron periudha që ne do t’i shpalosim dhe pse jo sërish presim sugjerime të vlefshme për këtë moment sepse gjërat nuk vulosen dhe nuk ndryshojnë. Jemi të gatshëm të marrim mendime nga shtresa të ndryshme në mënyrë që ato të bëhen pjesë e programit tonë të nesërm. Program që të jetë realist, i zbatueshëm, i aplikueshëm dhe i prekshëm nga të gjithë. Dhe gjërat që do të vendosim të mos ngelin në letër por të kenë një impakt direkt tek ju”, deklaroi Kosova.