Helmut Schmidt: Faji i nazistëve, jo i gjermanëve. Plagët, brezi im do i marrë me vete…

 

 

“Gjermanët, në tërësinë e tyre, nuk ishin bashkëfajtorë”. Duke kujtuar fundin e konfliktit, që këto ditë shënon 70-vjetorin, ish-kancelari gjerman Helmut Schmidt, 96 vjeç, në një intervistë për “Die Velt” hedh poshtë konceptin e fajit kolektiv të gjermanëve në Luftën e Dytë Botërore. “Fajtorë ishin nazistët. Nëse kish… një përgjegjësi kolektive, ajo ishte që një gjë e tillë të mos përsëritej më”

 

Me 3 maj 1945, Hamburgu u dorezua pa luftuar ne duart e britanikeve. Ju ku ndodheshit ate dite?

Isha i burgosur i anglezeve ne territor belg, ne nje kamp prane Brukselit. Kur e moret lajmin e pushtimit te Hamburgut? Jo ne ate dite qe ndodhi. Ne ate kohe, Hamburgu nuk kishte shume rendesi per mua. I rendesishem ishte fundi i luftes.

 

Kur mori fund lufta per ju? Kur u moret i burgosur?

Brenda meje e dija prej kohesh se si do te perfundonte. Kur Hitleri nisi fushaten e Rusise ne qershor te vitit 1941, kuptova se do e humbnim luften. Per kete arsye u grinda dhe me Hermann Otjenin, qe e quaja xhaxha. Ishte nje koleg i tim eti, ashtu si ai mesues ne nje institut teknik. Ishte nazist, kapiten i rezervave, ndersa une nje tenent i thjeshte. I thashe qe do te humbnim dhe qe do te perfundonim duke jetuar ne baraka, nese do te shkonte mire. Dicka nga historia e dija, dhe para syve te mi kisha fatin e Napoleonit ne 1812 ne dyert e Moskes.

 

Ne ate kohe, a ishin te shumte gjermanet qe e konsideronin sulmin ndaj Rusise nje gabim strategjik?  

Ndoshta ishin pak. Por, duhet thene qe une isha nje gjerman historikisht i vetedijshem, me babane gjysme hebre. Padyshim qe kisha nje qasje me kritike, ne krahasim me masat. Mbi jeten time peshonte etnia e tim eti, nuk duhet ta bisedoja me askend, as me ate vete. Sipas ligjeve racore, isha nje çerek hebre. Nuk e dija qe nazistet do te vrisnin hebrenj, por e dija qe i konsideronin kundershtare. Per kete arsye nuk do te kisha mundur kurre te behesha nazist.

 

Ne pranvere-verën e vitit 1945, ju ishit i burgosur i britanikeve. Kur si dhe ju kapen? 

Ndoshta ne mars, apo ne prill. Se ku, e mbaj mend shume mire: ne nje fshat pothuajse 8 kilometra ne veri te Soltaut, ne Saksonine e poshtme. Kisha ardhur me kembe, duke levizur gjithmone gjate nates. Ne front kisha qene per here te fundit gjate terheqjes qe pasoi ofensiven e Ardenës, ne janar-shkurt 1945.

 

Si ju trajtuan britanikët?

Me trajtuan mire. Por nuk kishin, qe te na jepnin te hanim.

 

Kur, ne fund te verës hytë në Hamburg, çfarë spektakli ju ofroi? 

Une panoramen e njihja tashme, pasi ne vitin 1943 kisha qene ne Hamburg gjate bombardimit katastrofik. Kur keni ndiere per here te pare nje ndjesi clirimi, perballe humbjes se Gjermanise? Ne menyre te pavetedijshme e provova relativisht heret. Vetedijen e plote e para ndoshta fale fjalimit qe Richard von Veiz.’3aecker stenne, me rastin e 40 vjetorit te fundit te luftes, ne vitin 1985.

 

Shumë prane fshatit ku ju u kapet rob ndodhej lager-i i B ergen-B else nit, sapo i clirar nga britaniket. A dinit diçka? 

Jo! Por gjate marrjes ne pyetje me pyeten per Bergen-Belsenin. Une nuk dija asgje. Nuk dinit asgje per shfarosjen sistematike te hebrenjve ne kampet e shfarosjes? Jo. E degjuat per here te pare gjate kohes qe ishit i burgosur? Diçka po, por pjesen me te madhe e mesova ne vitet qe do te vinin. Ne ate kohe, a menduat se gjermanet do te duhej te paguanin nje cmim te tmerrshem per fajet e tyre?  Ne a te kohe nuk mendoja politikisht. Nuk i konsideroja gjermanet fajtor e globalisht. Faji ishte i nazisteve. Gjermanet ne teresi nuk ishin bashkefajtore, por te gjithe gjermanet ishin pergjegjes per veprimet e kryer nga gjerman e te tjere. Asnje faj kolektiv, por nje përgjegjësi kolektive? Pergjegjesia kolektive qe dicka e tille te mos ndodhe kurre me.

 

Edhe vëllai juaj ishte ne Vermaht?

Sigurisht, edhe kunati im. Ishim rregjistruar te gjithe.

 

Çfarë ndodhi me nazistet qe njohnit, mesuesit tuaj apo fqinjet?

Njihja shume pak naziste, pervec Otjenit. Njihja dy, qe te dy vdiqen. Kishin qene miqte e mi kur shkonim ne shkolle, Kurti dhe Urseli. Urseli ishte bere nje nazist me bindje! Qau kur mesoi per vdekjen e Hitlerit.

 

Çfarë shpresash për rilindje politike ushqenit ne vitin 194S?

Konkretisht, asnjë rilindje politike

 

Për hyrjen tuaj ne PSD i detyroheni Schumacherit?

Jo, i detyrohem nje koloneli qe e njoha gjate kohes ne burgim, Hans Bohnenkamp. Nen nxitjen e tij, qe ne vitin 1945 shkova ne Neugraben tek socialistet dhe ne fillim te vitit 1946 u rregjistrova ne parti. Ne vitin 1946 beme gati dosjet per zgjedhjet e paraadministrative.

 

Duke pare fundin e luftes shtatedhjete vjet me vone, a shihni plage ende te pashëruara?

Nese shoh nga dritarja e studios sime, shoh nje lendine te gjelber. Ne krah te selise se Die Zeit nje here e nje kohe ka qene gjirnnazi i Johanneurnit, qe me vone u perdor si biblioteke, deri kur u bombardua. Rrenojat ishin ende aty kur hyra ne kete gazete, ne vend te saj donin te ndertonin nje kub prej celiku dhe xhami. Ne ate kohe e kundershtova. Keto jane plaget e jashtme. Brezi im do i marre plagët me vete ne varr.