Heqja e taksës së naftës, nga vendimet e para të Lulzim Bashës, sapo të vijë në pushtet

karburante

Sapo të vijë në pushtet, kreu i PD, Lulzim Basha premton heqjen e taksës së naftës, 240 lekë për litër, çka pritet të ndikojë në uljen e çmimit. Gjatë takimeve të kësaj jave, me banorë të Klosit dhe të Bulqizës, Basha u njoh me problematikat e shumta të tyre, ndërsa i garantoi se do të punoj për ta në mënyrë që të rris punësimin dhe të mbyll dramën e largimeve në masë

 

Kreu i PD, Lulzim Basha  i njohu banorët e Klosit dhe të Bulqizës me planin e tij ekonomik, që rrit konsumin, rrit prodhimin, krijon vende të reja pune Lulzim Basha ka njohur qytetarë të Klosit dhe Bulqizës me programin e tij ekonomik, gjatë ecjeve dhe takimeve me banorë, me të rinj e të reja, e njerëz të thjeshtë. Lulzim Basha bëri të ditur se me të ardhur në pushtet, ai do të heqë menjëherë taksën e naftës, 240 lekë për litër, c’ ka do të ndikojë në uljen e çmimit. Gjatë një bisede me minatorë të papunë, Basha premtoi se pasuritë dhe asetet do ti kthehen vendit dhe qytetarëve, dhe s’do të jenë në dy tre duar oligarkësh. Basha i bëri të qartë pronarëve të bizneseve të vogla se plani i tij ekonomik për ulje taksash do të lërë më shumë para në xhepat e shqiptarëve, do të rrisë konsumin, do të ndezë ekonominë duke rritur prodhimin e krijuar vende të reja pune. Në këto takime, Basha ka theksuar se Edi Rama kishte kohë dhe mundësi të mbante premtimet, por ai nuk bëri asnjë përpjekje në këtë drejtim.

Basha nxjerr “zbuluar” Ramën me premtimet e tij të pa mbajtura të 4 viteve më parë/ Kreu i PD, Lulzim Basha postoi në Facebook një video, ku shfaqet Edi Rama në periudhën e fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, duke bërë një nga premtimet e tij. Në video Rama deklaron se do të heqë taksën 20% për ushqimet bazë dhe se do të ulë çmimet dhe do të rrisë mirëqenien. “Ne do ta heqim taksën 20% për ushqimet bazë. Ne do t’i ulim çmimet dhe do të rrisim mirëqenien”, shprehet Rama. Videoja e postuar nga Basha mbyllet me një mesazh për të gjithë votuesit e 25 qershorit. “Edi Rama i shkel premtimet. Mbaje mend kur të votosh”.

Mediu në Fushë Prezë: Premtimet tona, të mbështetura nga ekspertët më të mirë të Merkel/Kryetari i Partise Republikane zoti Fatmir Mediu zhvilloi nje takim me banorët e Fushë Prezës. Gjatë këtij takimi, kryetari republikan ishte i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Vorës, Fiqiri Ismaili. Në këtë takim, Mediu, pasi renditi dështimet e qeverisë Rama si në vendosjen e ligjit në vend, dështimin në reformat ekonomike, dështimet në reformat në shëndetësi dhe arsim, u foli banorëve të Fushë Prezës në lidhje me prioritetet e “Republikës së Re”. Gjithashtu, ai u shpreh se vota për numrin 6, për Partinë Demokratike, është një votë për të ardhmen e sigurtë të familjeve shqiptare si dhe për forcimin ekonomik të çdo individi. “Këto nuk janë thjesht premtime, por i kemi të bazuara në programin që kemi hartuar së bashku me ekspertët më të mirë të kabinetit Merkel” u shpreh zoti Mediu. Po dje, Mediu ishte i pranishëm në një takim në Kavajë me ekspertin ekonomik të CDU-së ardhur në Shqipëri për të prezantuar dhe mbështetur programin ekonomik të ”Republikës së Re”. Ai i kërkoi mbështetje banorëve të Kavajës edhe për kandidatin për kryetar bashkie, zotin Isa Sakja.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>