I emëruari i Librazhdit Kastriot Gurra, kryebashkiaku i përrallave!

bujar

E çuditshme si i emëruari i Taulantit, flet për te drejtat qe gëzojnë banoret si veshmbathje, ushqim, banese, kujdesin shëndetësor, shërbimet sociale dhe arsimimin dhe këmbëngul se vetëm kështu zhvillohet lirshëm personaliteti dhe dinjiteti i njeriut.

Se pari u çudita jo për përrallat fantastikoshkencore qe trajton ne shkrimin e tije por se si i emëruari i autokratit Taulant kërkon te beje nihilistin me qytetaret e Librazhdit dhe me gjere qe kane disa vite qe i drejtojnë dhe me politikat e tyre zhvatëse e kane çuar popullin ne buze te greminës.
Se dyti u çudita se si i emëruari i autokratit Taulant kërkon te drenoje situatën duke u treguar altruist me opinionin publik dhe megaloman e arrogant me detyrën qe ushtron për te cilën thotë se jam votuar por e vërteta është se është emëruar se votat janë blere dhe dhunuar.
Se treti u çudita se kujt ja kërkon këto i emëruari… Ja kërkon Taulantit, qe ma merr mendja se s’ka guxim nga qe se di a do riemërohet për detyrën qe ushtron sepse e di qe duke varur xhaketën dhe blere vota Taulanti bëhesh kollaj kryetar bashkie ne Librazhd dhe te emëruarit i duken te gjithë armiq tani se autokrati mund te emërojë dike tjetër qe ne fakt kane dale rivale disa por kjo është çështje e tyre dhe jo e jona. Ja kërkon magjistarit qe mbase sjell shkopin magjik dhe tjetërson mendjen e hajduteve te veshur me pushtet qe te rregullohet jeta e qytetareve apo ka kërkesa ndaj pushtetit te tije qe po mbyll mandatin dhe varfëria vetëm thellohet tek banoret e Librazhdit dhe me gjere.
Nuk do kisha harxhuar kohe me përrallat e te emëruarit por me beri përshtypje titulli tek shtypi i shkruar. ‘’Pagese për mbijetese apo mundësi për te dale nga varfëria’’. Me kujtohet një film ‘’Hajduti i Bagdatit’’ mbase nuk shkon për analogji se këtu situata është me keq, jo vetëm për te drejtat e njeriut qe i emëruari predikon sikur mos te ishte kryetar Bashkie por këtu s’ka buke për 90% te popullsisë, këtu është e pamundur te arsimohet brezi i ri se po bëjnë mësim ne zonat rurale me klasa kolektive, këtu s’ka te drejta për jetën siç predikon hirësia e tije se s’ka infrastrukture rrugore, këtu s’ka shërbim mjekësor se mungojnë ilaçet, mjeket shkojnë sipas qejfit ne pune dhe tek tuk mbushin xhepat (kjo është shëndetësia falas), këtu nuk ka shërbim ambulator se mjeket marrin rrogën dhe shkojnë 2 here ne muaj tek zonat e tyre dhe njerëzit duhet te sëmuren me grafik , këtu s’ka bujqësi, blegtori, bletari e gjithçka është e mundur për te jetuar se është shkatërruar tregu dhe liria e tij, këtu s’ka treg se narkotrafikantet po dominojnë pushtetin, ekonominë, bankat dhe drejtësinë.
Çuditem me te emëruarin kur artikulon bashkëpunim me biznesin privat qe ne te vërtetë biznesi është i pamundur te zgjerohet dhe te punësojë te papunët sepse është mbytur me taksa, është dhunuar nga pushteti i pushtave qe medoemos kërkojnë te kenë ortakëri pa pasur aksione por te marrin fitimet.
Çuditem kur dëgjoj për efektshmerine e administratës dhe shërbimin ndaj qytetareve, kur kjo administrate e shumëfishuar e mbushur me militante nuk bën gjë tjetër vetëm se paguhet nga taksat e popullit dhe kur gjejnë mundësinë bëhen ortake me eproret për te grabitur me format e reja te PPPPP.
Çuditem kur këta drejtues flasin për dinjitet dhe personalitet tek banoret qe për 3 vitet e fundit kane rritur numrin e familjeve ne ndihme ekonomike nga 1900 ne 3319 dhe kjo vjen nga varfëria e tejskajshëm e banoreve qe i ka detyruar te enden dyerve për një ndihme ekonomike, i ka detyruar te ndahen nga fëmijët, fëmijët te jene ne një trung me gjyshërit e forma te tjera vetëm për këtë lëmoshë qe nuk mbetet me kaq por dhunohen dhe psikologjikisht se duam votën ne këmbim te ndihmës ne te kundërt s’do e merrni me (turp). Dinjiteti dhe personaliteti përsëri nëpërkëmbet kur me paketa ushqimore dhe 50 000 lekësha apo 50 euro tjetërsojnë votën, marrin pushtetin i shërbejnë oligarkisë dhe qytetaret enden rrugëve ne apati te plote pa asnjë projekt për te ardhmen.
I emëruari i Taulantit flet me shifra për rritje te mëdha te fondeve si për ndihme ekonomike ashtu edhe për investime, flet me plane afatgjata 5 vjeçare, flet për raporte te BE-se, flet se sa te varfra janë vendet për rreth dhe vendi jone nen drejtimin e kryenarkotrafikantit edver lulëzon (ne goje te ujkut hedhim valle).
Demagogjia juaj rilindas vazhdon por mos mendoni se populli ha bare se po shikon gjithçka qe ju bëni me paratë publike, shikon jetën qe ju bënit dje dhe si notoni ne luks sot, shikon rrugët qe janë lëne aty ku i la Berisha ne 2013, shikon shkolla e spitale ne mëshire te fatit, shikon një administrate grabitqare dhe drejtues fodulle por çeshte me e keqja shikon varfërinë ulur ne tryezën qe nuk mund ta shtrojnë tre vakte por është kthyer buka me vaj dhe krip.
Haku i popullit nuk do vonoje, me vote do ju ndëshkojë..
Autori është kryetari i degës se PD Librazhd

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>