I ftohti polar zbulon pasionin e Edvinistëve – Ministrat, në gjueti, si “derra të kënaqun”  

gjahtar_ne_dimer_40048

Qytetarët janë të braktisur nën pushtetin e ngricave, por ministrat e Ramës gjuajnë derra e shpezë, në Pukë, Razmë, Spille e Divjakë. Ish-kryeministri Sali Berisha publikon denoncimin e dhjetëra qytetarëve, të cilët dëshmojnë për ministrat e qeverisë që po shfrytëzojnë të ftohtin polar për gjueti derrash dhe shpezësh, kur me qindra fshatra e mijëra familje përjetojnë një izolim të frikshëm

Situata tepër e agravuar që është prodhuar nga moti i keq dhe mungesa e ndihmës nga qeveria për zonat e bllokuara ka vijuar të jetë edhe gjatë ditës së djeshme një temë e nxehtë diskutimesh, ku edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër duke akuzuar qeverinë, duke u shprehur se qytetarët janë lënë të vetëm nën pushtetin e ngricës dhe acarit, ndërkohë që ministrat e Ramës plotësojnë qejfet personale duke dalë për të gjuajtur derra të egër dhe shpezë. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ish-kryeministri deklaron se ndërkohë që veriu i vendit  vuan vështirësitë e mëdha të krijuara në furnizimin me ushqim, ndihmë mjekësore, dru zjarri, energji dhe ushqim për bagëtitë ministrat e qeverisë me cinizmin dhe arrogancën që i karakterizon e shfrytëzojnë të ftohtin polar për të ushtruar pasionin e gjuetisë. Berisha shprehet se ministrat Gjiknuri, Ahmetaj dhe Beqja janë lëshuar mbas gjahut, respektivisht në pyjet e Gramshit, në zonën e Spillesë, Divjakës dhe në pyjet e Pukës e Razmës. Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:“Qytetarët në ngricë dhe acar, qeveritarët në gjah për derra të egër dhe shpezë!Të dashur miq, i ftohti i këtyre ditëve në zona të caktuara të vendit, veçanërisht në rrethet e Veriut ka krijuar vështirësi të mëdha në furnizimin me ushqim, ndihmë mjekësore, dru zjarri, energji, ushqim për bagëtitë etj. Qytetarët shqiptarë janë ndjerë në këtë situatë më të braktisur nga shteti në letër dhe cinik në shkallë ekstreme si kurrë ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Me dhjetëra e qindra fshatra, mijëra e mijëra familje përjetojnë një izolim të frikshëm dhe total. Ndërkohë lajmet në mediat sociale thonë se ministrat e qeverisë po shfrytëzojnë të ftohtit polar për gjueti derrash dhe shpezësh dhe ky është një cinizëm po kaq i egër sa dhe acari i temperaturave -20/-25 gr Celcius. Kështu, sipas tyre Gjiknuri, Ahmetaj, Beqja janë lëshuar mbas gjahut. Njëri në pyjet e Gramshit, tjetri në zonën e Spillesë dhe Divjakës, tjetri në pyjet e Pukës dhe Razmës! Kësaj i thonë derrat e kënaqur nuk mund t’ua dinë sokratëve të vuajtur, por gjuajnë derrat e egër, fllanxat dhe rosat e egra që të kënaqen edhe më tepër! Turp i paparë!!”

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>