I ftohti thellë e më thellë, ndërsa qeveria jep lajmet, ministrat e drejtorët e Ramës duken si gazetarë përpara kryeredaktorit  

gripi-rama

Nuk ndodh kund në botë ajo që shihet prej kohësh në Shqipëri. Një qeveri e papërgjegjshme që jo vetëm nuk qeveris, por i duket me vend të bëjë punën e agjencive të lajmeve apo shërbimeve meteorologjike. Kryeministri merret me takime drejtorësh e ministrash. Të gjithë raportojnë si gazetarë përpara kryeredaktorit. Kryeministri në rolin e kryeredaktorit shihet gjithnjë me pamjet e atij njeriut që dëgjon lajmin e parë. Ri sa të duash përpara ekranit, apo para web-eve që qeverisë. Nuk do marrësh vesh asgjë se si përballohet gjendja e vështirë. Të gjithë këta shpurë ministrash të paaftë apo drejtorësh dembelë, kujtojnë se është punë e madhe të raportosh se në filan vend bora shkoi 25 centimetra apo se në një katund nuk lidhen dot dritat. Qeveria jonë dhe degët e saj, e prezantuar përpara publikut si agjenci publicitare, nuk e kupton se është aty për të qeverisur e jo për të na bërë median. Borëpastrueset e domosdoshme nuk kanë nevojë për mbledhjet e Ramës që ngjasojnë me mbledhje kooperativash, por kanë nevojë për karburant e për njerëz. Rama do ishte mirë që ato kalamajt që paguan në Kryeministri për të mashtruar opinionin publik t’i heqë nga puna e të emërojë njerëz të terrenit që i dalin zot situatave.

Por të ishte vetëm kjo ku ta gjesh. I ka klonuar të gjithë Rama. I ka bërë agjitatorë partiakë që rendin pas imazhit të kotë. Kjo kohë bore i nxjerr zbuluar këta teoricienë e demagogë të pafrutë.

Me keq akoma, kryetari i bashkisë së Tiranës prej kohësh po konkurron egërsisht emisionet televizive që japin motin. Ka një pjesë qytetarësh që preferojnë tashmë ta dëgjojnë parashikimin e motit te kasetat që Erion Veliaj u dërgon televizioneve. Nisur nga fakti që kryetari e mëson në internet këtë kohë, është gjetja të mos e kundrosh internetin më për punë kohe se ta jep Erion Veliaj.

Kësisoj pra ne jemi të dënuar të shohim përditë edukatorë të publikut, por kurrsesi njerëz që kanë në dorë punët e shtetit. jo vetëm kaq, por në kanalet e propagandës së tyre, kjo gjë e neveritshme shitet si punë. Normal, kalamajt që Rama ka punësuar në Kryeministri nga zyrat ngrohtë e bukur kur rrinë përballojnë situatën e rëndë në vend. Ndërsa ata që kanë për detyrë dalin para kamerave ndonjëherë në terren e nuk bëjnë asgjë tjetër që i takon detyrave të tyre funksionale.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>