Incidenti në Dibër, ish-kandidati i PS, për bashkinë Dibër Hysen Uka, Ramës: “Kam 25 vjet që ju dëgjoj, tani është radha ime”

hysen

Gjatë takimit elektoral në Dibër, kryeministri Edi Rama është ndërprerë nga një qytetar dibran, intelektual, ish-kandidati i PS për bashkinë Dibër në zgjedhjet e 2015, i cili i ka kujtuar premtimin e bërë për rrugën e ‘Arbrit’. Hysen Uka ndonëse i majtë është një intelektual me tre fakultete, por dje në Dibër ai ka ndërhyrë të mos e lë kryetarin e PS-së të tallet me dibranët, të bëj ato ndërhyrje pa takt dhe tallet me qytetarët në takime dhe aq më keq ta kalojë ma barcaleta. Të gjithë e njohin atë për integritetin, të qenit qytetar dhe një dibran në kuptimin e plotë të fjalës. Në momentin që Rama ka dashur ta ndërpresë qytetari i ka thënë: Kam dëgjuar 25 vite fjalime nga partia ime. Debati: Hysen Uka: Dua te ju falënderoj për ato që keni bërë, por për ne sinonim i jetës tonë të përditshme është Rruga e Arbrit. Zgjidhja jonë është rruga e Arbrit…Rama: Një sekondë…Hysen Uka: Më fal ta mbaroj, se kam dëgjuar shumë tani dua të më dëgjoni. Unë ju falënderoj për dy rrugë qe keni marre dhe ju mbështesim, rruga drejt BE dhe rruga drejt drejtësisë. Mendoj se jemi në fazën ku duhet të bëhet rruga e Arbrit, pasi na i ke premtuar…Rama: Një sekondë, një sekondë…Hysen Uka: Të lutem…Rama: Po e ke fjalim nuk e ke pyetje. Hysen Uka: Kam dëgjuar 25 vite fjalime nga partia ime, njëherë me jepet dhe mua rasti të mbaj një fjalim të shkurtër.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>