Investigimi i emisionit “Boom” të Ora News; Miliona euro për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”, por aksi bllokohet prej mungesës së kripës  

boom

Prej 4 ditësh e gjithë Shqipëria është përfshirë nga moti i ftohtë, me temperatura që kanë arritur deri në -27 gradë. Kjo ka bërë që të ketë vështirësi në qarkullim, madje edhe bllokim të rrugëve. Nga një investigimi i emisionit Boom në Ora News vërehet se në 60 km e para të “Rrugës së Kombit”, një aks kryesor që lidh Tiranën me veriun dhe Kosovën pavarësisht se ka borëpastruese, deri në Tunelin e Kalimashit nuk hidhet kripë. Gjithashtu shqetësues është fakti se në aksin rrugor më të rëndësishëm të vendit nuk ka asnjë patrullë policie. Mungesën e kripës e vuri në dukje gjatë mbledhjes me kryeministrin edhe Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i cili tha se kompanitë nënkontraktore nuk kanë mjaftueshëm depozita kripe. Prençi ishte i ashpër kur tha se kompanitë nënkontraktore nuk dalin fare ne terren për mirëmbajtje. Madje ai kërkoi nga policia dhe prokuroria të nisë hetimi. Por ajo çfarë ndodh me tej tunelit të Kalimashit deri në qytetin e Kukësit, në 12 km e rrugës së mbetur është më dramatike. Nëse para tunelit kishte borëpastruese, në këtë pjesë të rrugës nuk ka dhe kamionët rrinë në pritje të hedhjes së kripës dhe më pas të kalojnë rrugën. Rruga e Kombit ka edhe problematika të tjera që shfaqen edhe në ditë të zakonshme, sepse mungon sinjalistika, ka rrëshqitje të gurëve në rrugë, por edhe rrjeta të çara. Për mirëmbajtjen e rrugëve janë dhënë dy tendera me miliona euro dhe lekë. Tenderi i parë është dhënë  në muajin shtator 2016 me vlerë 128 milionë euro për 5 vjet me qëllim që të mirëmbaheshin rrugët e Shqipërisë. Por jo të gjitha kanë dala nga buxheti i shtetit sepse 65.9 milionë euro janë financim i BB. Por përveç kësaj është dhënë edhe një tender tjetër në qershor të 2016 me vlerë 107 mln lekë, për mirëmbajtjen rutinë dhe dimërore me performancë. Pavarësisht shumave të madha të parave që janë hedhur për mirëmbajtjen e rrugëve, përsëri ka shumë problematika.

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>