Isa i tha Kadrisë: “A ia din rendin burrnisë”?

Koalicioni “i panatyrshëm” PDK-LDK u imponua nga Kushtetuta më e “panatyrshme” në rajon dhe prodhoi qeveri gjithashtu të “panatyrshme”. Por, mos t’ia humbim as meritat e “babës” së Kushtetutës, me alamet fjalorin (më të pistë në botën akademike), që prodhoi realitet të “pistë” shoqëror e politik, duke na mbajtur peng dhe të bllokuar gjashtë muaj rresht dhe në fund na e imponoi qeverinë e tillë, duke pamundësuar koalicionin e “natyrshëm”: LDK+VV+AAK+Nisma (LVAN). Sa shpejt e sa lehtë “harroi” opozita se në këtë vend, “baba” e interpreton Kushtetutën.  Sipas porosisë!.

E “porositësit” iu desht Isa Mustafa, ose më sakt: “kali për ta kaluar lumin”. Dhe, e kaluan “lumin” e urrejtjes së opozitës, që desh e kalli me themel Kosovën në protestat e janarit 2015, duke u hidhëruar në “gomarin”, apo në rastin tonë në “kalin”, ata ia futnin “samarit”. Natyrisht, me maskarallëk e rrëmujë të pafund në Parlament!. Meqë nuk ishin të zotë me luftue kur ishte koha me Serbinë, dëshmuan se mund ta luftojnë Kosovën. Albin Kurti e shpalli si luftë për “Republikën e Tretë” të Kosovës!. Kështu, në Republikën e Pavarur dhe Sovrane të Kosovës, realisht të gjithë në atë hallakamë diçka shfrytëzuan: Kadriu e shfrytëzoi Isën me u bë kryetar Parlamenti në kohën kur të gjithë, përveç partisë së tij, e urrenin. Pastaj, edhe Hashimin e bëri President, edhe pse e tërë Kosova, poashtu përveç PDK-së, nuk e donte!. Kurse, Isa i shfrytëzoi votat e tyre për t’u bërë Kryeministër i Kosovës. Pikërisht në atë hallakamë, me polici e me rrëmujë si me qenë gjendje lufte nëpër rrugët e Prishtinës, PDK deklaroi se “e kaloi lumin” me votat (kalin) e LDK-së, “për të mirën e Kosovës”!. Kurse, tani na doli në media (dez) informata se Presidenti na paska qenë “falsifikator”?. Sepse, si student në UP i paska “shlyer notat në vërtetim dhe i paska shënuar si ka dashtë vet”?. Dhe këtë, siç thuhet më tutje, Rektori i atëhershëm i UP Ejup Statovci e paska hetuar dhe e kishte anuluar?! Obobobooo!  Por, asokohe ishte “axhami”! Kjo na bënë të dyshojmë se, mos vallë edhe historinë tonë më të re e “shtini në ujë” dhe e shleu, e pastaj na e shkroi si deshti vet. Eh! Sa të zotët jemi bërë na shqiptarët?!. Vetë e “shlyejmë” dhe vet e shkruajmë na historinë tonë, sikur notat në vërtetimin apo certifikatën e përmendur. Sipas nevojës e “sipas vendit e kuvendit”!. Kurse, prishja e koalicionit (lexo: kalit) PDK-LDK në gjysëm të mandatit (2014-2018), pas “kalimit të lumit” nga Hashimi e Kadriu, sa duket, e kishte zënë “gafil” Isën. Prandaj, Isa i befasuar nga kjo “pabesi”, e paska pyetur se pse s’e mbajti fjalën dhe i paska thënë Kadrisë: “a ia din rendin burrnisë”?!

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>