Isa Mustafa: Ibrahim Rugova, meritat kryesore për pavarësinë e Kosovës

Në nder të përvjetorit të nëntë të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i vendit, Isa Mustafa, në seancën solemne të ka uruar qytetarët për këtë përvjetor. Mustafa ka thënë se festimi i kësaj dite është kontribut i aspiratave për të jetuar si vend i lirë. Ai është shprehur se aspirata e Kosovës për liri dhe Pavarësi i dedikohet Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. “…“është nder për jua që t’iu drejtohem në këtë ceremonisë shtetërore për nder të përvjetorit të nënë të Pavarësisë së Kosovës. Kjo ditë është futur në historinë tonë. Kjo ditë është kontribut i aspiratave tona për të jetuar të lirë me të gjitha vendet e botës. Në këtë përvjetor u jemi mirënjohës të gjithë atyre që e kanë dhënë jetën që Kosovës sot të jetojë e lirë dhe demokratike. Aspiratën tonë për pavarësi e liri, e jetësoi presidenti i pavdekshëm i Kosovës, Ibrahim Rogova. Në nëntë vjetorin e pavarësisë Kosova është vend që prodhon paqe në Ballkan. Në rast provokimeve që cenojnë sovranitetin tonë Kosova vepron me maturi”, ka thënë kryeministri. Mustafa ka folur po ashtu edhe për kërkesën e partive opozitare në Kosovë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Për këtë Mustafa ka thënë se ka kohë. Sipas tij Qeveria që ai drejton do të fokusohet tek çështje të tjera për shtetin. “Kërkesa për të shkuar në zgjedhje për ne është alternativa më e lehtë, por ne e kemi zëvendësuar me alternativën më të rëndë për të bërë zgjidhje për liberalizimin e vizave, zgjidhjen për shtrirën e sovranitetit të Kosovës në të gjithë territorin e saj”, ka thënë ai.

Thaçi numëron vetëm suksese në fjalimin solemn për 9-vjetorin e shtetit/Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën e tij gjatë seancës solemne në nder të nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka kujtuar të arriturat e vendit përgjatë këtyre viteve. Kreu i shtetit thotë se kanë ndërtuar institucionet më demokratike, ndërkaq lartëson policinë e vendit duke e quajtur atë si më profesionalen në vend. “Kosova është e njohur nga 82 për qind të vendeve të BE-së. Kemi ndërtuar institucionet demokratike, kemi policinë më profesionale në rajon, kemi integruar të gjitha komunitetet dhe asnjë qytetar të mos ndihet i përjashtuar pa marrë parasysh orientimin e tyre. Sot mediat e botës e njohin Kosovën për promovimin e paqes dhe dialogut”, është shprehur Thaçi. Bota sipas tij, sot di për Kosovën edhe më shumë falë sportistëve dhe artistëve të Kosovës dhe nga sukseset e tyre. “Kjo është Kosova që e sheh bota sot. Kjo është fitorja jonë më e madhe e qytetarëve të Kosovës. Këtu nuk merr fund puna jonë, sot festojmë dhe kujtomë sakrificat dhe të arriturat tona Zotohemi që të punojmë për të ndërtuar shtëpinë tonë drejt rrugës në NATO dhe BE”, ka shtuar Thaçi. Ai tha se vetëm duke forcuar shtetin tonë mund të vazhdojmë më ambiciet tona. “Gëzuar këtë ditë të shenjtë të Kosovës, zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e Kosovës”, ka përfunduar presidenti.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>