Ish eurodeputetja Doris Pack në Kukës: Shqetësuese, ka kriminelë në parlament

doris-pack11

Kryetarja e Gruas së Partive Popullore Evropiane Doris Pack u shpreh e zhgënjyer për situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri. Nga Kukësi ajo vlerësoi me tone kritike se kjo gjendje duhet ta zgjojë qeverinë që të ndihmojë qytetarët të ndërtojnë jetën e tyre këtu. “Mendoj se sistemi gjyqësor në vend nuk është i pavarur. Është një turp që i gjithë vendi është me kanabis. Vetë prindërit duhet të jenë të shqetësuar për rritjen e fëmijëve në këtë situatë. Prezenca në parlament e personave me rekorde kriminale është shqetësuese dhe kjo  nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. Asnjë parti nuk duhet të lejojë kandidatë të tillë. Imagjinoni që shqiptarët të votojnë për njerëz të tillë. Unë mendoj se kjo duhet të ndalet”. Doris Pack ishte në Kukës, ku u nderua me mirënjohje nga Bashkia për kontributin e dhënë për Shqipërinë në proceset Evropiane dhe lobimin për promovimin e të drejtave të grave. Pack zhvilloi një takim me gratë demokrate të Kukësit ku e pranishme ishte edhe Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike te Gruas së Shqipërisë.

Reagim/Doris Pack: Roli i Sorosit shqetësues, ai nuk merr parasysh interesat e njerëzve të thjeshtë/ Politikania gjermane, Doris Pack, e cila ka qenë ish-anëtare e Parlamentit Europian dhe aktualisht mban detyrën e presidentes së EPP për gratë, në një konferencë të organizuar nga Lidhja Demokratike e Grave në Tiranë ka folur për çështjet shqiptare dhe ballkanike, e njëkohësisht ka shprehur mendimi e komentet e saj për situatën politike në vend. Në një intervistë për “AlbanianNeës” Pack ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj ndikimit të biznesmenit Xhorxh Soros në linjën politike të Ballkanit.“Sigurisht, rasti i Sorosit është diçka shqetësuese. Kemi një njeri shumë të pasur me organizatat e tij, sponzorimet dhe mediat. Çfarë lloj agjende mund ta ketë një person i vetëm kaq i fuqishëm? Interesin e njerëzve të thjeshtë? Nuk ma merr mendja”, ka thënë Pack.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>