Ish-kryeministri, Berisha akuzon Edi Ramën si porositës të kërkesës për arrestimin e deputetit të PD, Edmond Spaho

sali-2

Berisha: Në Banditistan kryebanditët urdhërojnë nëpunësit të fshehin vjedhjet

Ish-kryeminstri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka akuzuar drejtëpërdrejtë kryeministrin Edi Rama si personin që ka urdhëruar Avokaten e Shtetit Alma Hicka të kërkojë arrestimin e deputetit Edmond Spaho, pasi ai ka faktuar vjedhjen e aferës ÇEZ. Duke e quajtur kryeministrin Rama si kryebanditi Edvin Shullazi, Berisha shprehet se zbulimi i së vërtetës mbi vjedhjen prej 634 milionë euro që treshja e aferës së shekullit Edvini-Gjiknuri-Hicka u bënë shqiptarëv, ishte arsyeja se përse u kërkua që nëprmjet një personi të tretë të arrihet tek arrestimi i Nënkryetarit të Parlamentit. “Vetëm në Banditistan mund të ndodhë që kryebanditi të urdhërojë nëpunësen e tij ndrikull, që të kërkojë arrestimin e nënkryetarit të parlamentit për të fshehur vjedhjen e tij të madhe”, shkruan Berisha në Facebook.

PD dërgon në prokurori kallëzimin penal për Avokaten e Shtetit Alma Hicka/ Ndërkohë edhe Partia Demokratike ka konkretizuar lajmërimin për kallëzim penal ndaj Avokates së Shtetit Alma Hicka duke publikuar  gjatë ditës së djeshme në faqen zyrtare kërkesën e depozituar në Porkurori, e cila mban firmën e kreut të Grupit Parlamentar Edi Paloka. Më konkretisht Hicka kallëzohet për shpërdorim detyre nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Avokatja e shtetit, e cila është përfshirë në një sërë skandalesh lidhur me aferën e CEZ, akuzohet për “shpërdorim të detyrës” dhe “kallzim të rremë” pasi sipas selisë blu Hicka jo vetëm po pengon hetimin parlamentar të çështjes CEZ, por është kapur disa herë edhe në konflikt interesi. Në pretendimet e forcës kryesore të opozitës konstatohet se Hicka ka përfituar së bashku me bashkëshortin e saj në disa raste, në dëm të shtetit shqiptar. “Nga ana e organit të prokurorisë kërkojmë regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj personit të kallëzuar – Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit Alma Hicka, si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për sqarimin më të saktë e më të plotë  të rrethanave të parashtruara më sipër. Ne shprehim gjithë besimin se institucioni juaj, do të veprojë në mënyrë të shpejtë, efikase dhe pa ngurrim, dhe e presim me vëmendje maksimale dhënien rrugë të këtij kallzimi sipas procedurës përkatëse”, shkruhet në kallëzimin e dorëzuar nga PD.

Kërkesa e Hickës për arrestimin e deputetit Edmond Spaho shkakton të qeshura në Komisionin Hetimor për CEZ/Kërkesa e Avokates së Shtetit, Alma Hicka drejtuar policisë së Tiranës për të arrestuar kreun e komisionit hetimor për çështjen CEZ, Edmond Spaho, ka shkaktuar humor edhe në komisionin hetimor për OSHEE-në. Shkak për të qeshurat e deputetëve pjesëmarrës është bërë termi “përdhunisht” i përdorur nga Hicka në kërkesën e saj, në vend të fjalës “me forcë”.

Edmond Spaho: Avokatja e Shtetit ankohet te drejtori i policisë, Ervin Hodaj, për kërkesën që kemi bërë që të merret me polici. Ajo ankohet se shtetasi Edmond Spaho dhe kryetari i komisionit ka urdhëruar Policinë e Shtetit ta shoqërojë atë “përdhunisht”. (Të gjithë deputetët e komisionit hetimor shpërthejnë në të qeshura)

Gent Strazimiri: Ashtu shkruan? Po kjo qenka e rëndë!

Eduard Shalsi: (pyet Vasilika Hysin) Me të vërtetë, përdhunisht e ka thënë? (Qesh)

Edmond Spaho: Fjalën “përdhunisht” e ka shkruar në letër, tre herë. Mua s’më rezulton që të kemi kërkuar shoqërimin e zonjës, “përdhunisht”.

Gent Strazimiri: Ia ka pas qejfi…

Edmond Spaho: (Vazhdon të lexojë kërkesën e Avokates së Shtetit) Urdhrat e lëshuar nga Komisioni Hetimor janë akte individuale në synimin kriminal të shtetasit Edmond Spaho.

Gent Strazimiri: Gënjen dhe vetëm gënjen

Edmond Spaho: (vazhdon leximin)… Veprimi i përsëritur i shtetasit Edmond Spaho përbën elementet e shpërdorimit të detyrës për shkak se me dashje dhe qëllim kriminal ka vepruar në kundërshtim me vendimet e Komisionit Hetimor, datë 10 shkurt 2017. Shtetasi Spaho ka falsifikuar dokumentet zyrtare, pasi në to ka tregur të dhëna të rreme, të kundërta me organet e Kuvendit.

Ervin Bushati: Ky paska qenë i rrezikshëm fare!

Edmond Spaho: Shoqërimi përdhunisht, thotë letra

Ervin Bushati: Përdhunshëm apo përdhunisht?!

Edmond Spaho: (lexon letrën e Hickës…)Duke qenë se akti i thirrjes “përdhunisht” është i pavlefshëm, kërkojmë nga autoritetet e policisë të mos veprojnë për shkak të rrezikshmërisë së theksuar së zotit Spaho, të marrin masa urgjente, duke marrë masa urgjente kundër tij (mbaron leximin). Duhet ta kisha marrë me humor këtë kërkesë, po duke qenë se zonja përfaqëson Avokaten e Shtetit, me thënë të drejtën jam tepër i trishtuar se deri ku ka degraduar shteti shqiptar. Kjo përpjekje e saj si një përpjekje për të poshtëruar Komisionin dhe si një shenjë e qartë frike për të mos  deponuar edhe për të mos u përballur me faktet.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>