Ish-kryeministri Berisha: Hajnat i kapëm, por paratë na duhen për fushatë

berisha-6

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook poston 10 dyshimet e tij që duhen sqaruar lidhur me operacionin për kapjen e hajdutëve të lekeve të BKT-së, ndërsa i bën thirrje prokurorisë të hetojë me integritet dhe përgjegjësi të lart autorët e kësaj që “duket si një farsë e neveritshme”. Berisha thotë se “hajnat janë kapur por paratë nuk janë gjetur, ato i duhen Rames për fushatë”

 

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar farsën mediatike të Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, mbi kapjen e autorëve të disa grabitjeve dy ditë më parë. Berisha shkruan se për pjesën e kartëmonedhave të gjetura nuk ka asnjë provë se ato janë paratë e vjedhura të bankave, duke hedhur dyshimet se inskenimi kriminal shtetëror, do të përdorë paratë e tjera për fushatë. Ish Kryeministri Sali Berisha në portalin e tij on line, është shprehur mbi kapjen  e grabitësve të bankave nga një aksion i Policisë së shtetit. Duke vlerësuar forcat e policisë për guximin e tyre pasi shkalla e inkriminimit është e lartë,  ai denoncoi farsën mediatike për disa arsye. Sipas Berishës edhe pse u bë kapja e autorëve kartmonedhat e gjetura nuk janë të bankave, pasi nuk ka asnjë provë se numri serial i parave të gjetura korrespondojnë me ato të bankave, duke mos qenë të qartë qoftë për numrin e vjedhjeve qoftë për bashkëpunëtorët e tyre apo edhe mënyrën e gjetjes së parave. Berisha ka përmendur detaje të tjera duke hedhur dyshimin se paratë do të përdoren nga vetë Rama për fushatë. Ai i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë me përgjegjësi të lartë autorët e kësaj që duket si një farsë e neveritshme:“Të dashur miq, e prita me kënaqësi të veçantë lajmin e gjetjes së plaçkitësve të Qaf Kasharit. Por duke ndjekur me interes lajmet e policisë debatet në studiot televizive për super, superaksionin dhe arrestimet e hajnave të parave të bankës dy ditë më parë në Qaf Kashar, më duhet të konstatoj se kjo është një histori simotër me atë të Julian Sinanit apo Gjutajve dhe Brukajve. Duke thënë këtë unë duhet të garantoj policët e guximshëm dhe të ndershëm se vlerësoj shumë cdo operacion të suksesshëm të policisë dhe jam i vetëdijshëm se me shkallën e lartë të inkriminimit nga çunat e krimit që ka futur në polici Saje qorri, operacionet e policisë së shtetit sot janë dy herë më të rrezikuara dhe dy herë më të vështira! Por natyrisht denoncoj farsën e djeshme për arsyet që vijojnë: Së pari, hajnat i kapën por paratë nuk u gjetën, ose asnjë nga kartmonedhat e gjetura nuk janë të procesverbaleve të bankave. Varjanti se nuk është kapur njeri anëtar i bandës kryesori sepse ka ikur jo në drejtim të paditur por jashtë shteti fare dhe se ai i ka marrë paratë me vete tregon se paratë i vodhi banda e qeverisë dhe se ato na duhen për zgjedhje. Së dyti, nga dhjetëra fytyra që pamë dje në TV asnjëra nuk plotëson më shumë tiparet e hajdutit se sa ajo e Saje qorrit. Së treti, në debatin televiziv në Opinion më duhet të them se zhurma e tej madhe më krijoi përshtypjen se ishte në funksion të plotë të bllofit të radhës, mungesës se transparencës për të mos thënë prova bindëse, të mbuluara me sekretin që kryepolici i Tiranës nuk e lëshonte nga goja. Së katërti, flitej herë për një vjedhje, herë për dy vjedhje dhe njëherë për 5 banditë pastaj për 6 herë të tjera për bashkëpunëtor të bandës në mbarë vendin, madje dhe se në operacion, ishte angazhuar e tërë policia e shtetit, pra trupa prej 10000 policësh. Së pesti, asnjë provë nuk u dha se numri serial i kartëmonedhave të gjetura korrespondonte me atë të kartëmonedhave të nisura nga banka. Së gjashti, pamjet filmike të operacionit ishin qartësisht montime ditën për diell për t’iu shitur mediave. Së shtati, përsëri na doli Kupa në skenë dhe banda e babagjyshave që i bëjnë dhurata Saje qorrit sa herë ai dëshpërohet. Fakti që Kupën e arrestojnë dhe lirojnë, të duket sikur e marrin me qera për akuza që kanë nevojë. Së teti, në debat nuk kuptohej kush ishte polici dhe kush ishin gazetarët, të cilët në vend që të shtronin pyetje për groteskun e operacionit ishin në garë me policin për informacione të servirura ” konfidencialisht” po nga polici tjetër. Së nenti, gjetja mbrëmë e parave në tenxheren e fasuleve në Vlorë dhe jo në qypin e mjaltës, ishte si të thuash qershia mbi tortë dhe Së dhjeti, kurorën kësaj butaforie ja vuri vet kryebanditi, kryegjykatësi, kryeprokurori i vendit me sloganin që ai e përdor gjithnjë pas ç’do suksesi imagjinar: “Rama le të lehë po qentë ti shkojnë përmbrapa” Të gjitha këto me kujtuan Julian Sinanin super, super terroristin që u arrestua në epideminë e tritolit sepse sipas Saje qorrit kishte ekzekutuar jo 5 apo 10 apo 15 apo 20 por fiks 27 vetë në 27 atentate me tritol në Shqipëri, Greqi,Spanjë e vende të tjera. Pra Sinani u shpall superkilleri të paktën i Ballkanit dhe më në fund doli se as Karçini, kushëriri i Saje qorrit nuk kishte porositur kurrë eliminimin e Piro Bares! Kjo histori të kujton gjithashtu 13 arrestimet e Gjutajve dhe Brukajve për katër tritolet e vendosura në një natë në Tiranë tek farmacia, shtëpia e Bashkim kontrabandistit etj, dhe që nuk kishin asnjë lidhje me to sepse tritolet ishin vendosura nga banda e Shullazit me porosi të vet Saje qorrit. Faji i vetëm i të arrestuarve ishte se njëri prej tyre kishte zhdepur në dru Saje qorrin para zgjedhjeve për sjelljen e tij prej rrugaçi ordiner. Si përfundim të dashur miq, hajnat janë kapur por paratë nuk janë gjetur, ato i duhen Ramës për fushatë! I bëj thirrje prokurorisë të hetojë me integritet dhe përgjegjësi të lartë autorët e kësaj që duket si një farsë e neveritshme”

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>