Ish-kryeministri Berisha pret në takim Presidentin e Fondit Shqiptaro–Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff  

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme ka pritur në një takim Presidentin e Fondit Shqiptaro–Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff. Berisha shprehu vlerësimin e tij më të madh për suksesin e projekteve të Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve në tërësi në Shqipëri si dhe investimet serioze që janë bërë në të gjitha fushat nga ky Fond. Ai shprehu kënaqësinë që projekti i rindërtimit të qendrave urbane, një iniciativë e nisur që në vitin 2011, është projekti i vetëm që ecën në Shqipëri dhe kjo falë financimit dhe ekspertizës së Fondit. Ndërkohë Presidenti Granoff e informoi ish-kreun e qeverisë se projekti më i fundit në këtë drejtim do jetë Vlora, ku Fondi do investojë një shumë të madhe për rindërtimin e qendrës së Vlorës. Gjithashtu në takim u diskutua për projektin e Fondit në arsim dhe në fusha të tjera. Në këtë kontekst Berisha i shprehu mirënjohjen më të thellë presidentit Granoff, bordit dhe punonjësve të Fondit, që me përkushtimin e tyre të madh, dashurinë për Shqipërinë e shndërruan Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve në historinë më të suksesshme në të gjitha vendet ish-komuniste. Në takim u diskutua edhe për problemet kryesore në Shqipëri që janë krimi dhe korrupsioni dhe pamundësinë totale për t’i luftuar, për shkak të lidhjeve të kryeministri Edi Rama dhe qeverisë me to, ç’ka po largon investimet e huaja.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>