Ish kryeministri Berisha: Qeveria e Santa Quaranta-s, Qeveri peng e Eskobarit

berisha-4

Ish Kryeministri Sali Berisha në një postim në portalin e tij Facebook i ka kërkuar prokurorisë së përgjithshme të nisë hetimin për të bërë transparencë të plotë mbi akuzat e aferave të anëtarëve të kabinetit të Ramës. Berisha ka përmendur rastet e skandalet dhe të degradimit total në të cilin janë përfshirë pjesa më e madhe e Ministrave të kësaj qeveria. Berisha ka përmendur skandalet e Ministres së Mbrojtjes Kodheli për akuzat se ka punuar si striptease në klubet e Athinës, Ministrit të jashtëm mbi të cilin rëndojnë dyshimet e shtëpive publike gjatë vizitës në Brazil, tashmë edhe ish Ministri i Drejtësisë Manjani ka bërë akuzat e veta sipas të cilit Eskobari i Ballkanit ka video kompromentuese të Ministrave, si pasojë edhe vetë qeveria ka mbetur peng e tij: “Pas akuzave të mediave të huaja për; Mimi Kodhelin, se ka punuar si femër striptease në klubet e Athinës dhe reagimit të saj me një frazë të Thatcher e jo me proces penal ndaj autoreve te saj. Për Ditzi Bushatin, se gjatë vizitës në Brazil ka shkuar në shtëpi publike meshkujsh dhe në vend të procesit penal Ditziu ka qepur gojën, tani ishministri Manjani lëshoi akuzën tronditëse se ai ka parë videot e regjistruara nga Eskobari i Ballkanit, në të cilat kolegë të rinj ministra paraqiten në skena erotike me të dashurat e tyre. Ndërkohë që ai nuk tregoi emrat e ministrave të filmuar, Saranda dhe Tirana gumëzhijnë deri dhe me baste në klube dhe kafene për emrat e Saje qorrit në krye të listës, Gjiknurit, Beqjes etj. Por pavarësisht se cilët janë, dy gjëra janë 100% të sigurta. Së pari Ish ministri Manjani, që ka pasur dosjen e dorëzuar nga partnerët tanë thotë të vërtetën me deklaratën e tij. Se këtejmi dhe heshtja e varrit nga ministrat dhe qeveria për këtë deklaratë , që tashmë vjen direkt nga ministri i drejtësisë, së dyti kjo deklaratë dëshmon se vendi ka një qeveri, në të cilën më shumë se një e treta e saj është peng i Eskobarit të Ballkanit dhe grupeve e shërbimeve të huaja , që disponojnë videot kompromentuese për ministrat aktualë. I bëj thirrje prokurorisë së përgjithshme të nisë menjëherë hetimin për të bërë transparencë të plotë për akuzat për këto afera të anëtarëve të kabinetit aktual të degraduar të Edvin Kristaq Ramës!

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>