Ish-Kryeministri Berisha takim me ambasadorin e SHBA Donald Lu për krizën politike

berisha-lu

 Ish-Kryeministri Sali Berisha është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu. Berisha-Lu u takuan rreth orës 15:00 në zyrën e ish-Kryeministrit. Në këtë takim u diskutua mbi situatën e rëndë politike në vend. Berisha theksoi se situata është shumë kritike sepse Edi Rama, pasi ka mbushur për qëllime elektorale vendin me drogë dhe e ka mohuar dhe mohon atë, pasi ka mbushur institucionet me kriminelë e po i liron nga burgjet dhe e ka mohuar dhe e mohon atë, pasi ka shndërruar administratën, të gjithë punonjësit e administratës dhe ndërmarrjeve publike në trupë elektorale të PS, ka vendosur të varrosë pluralizmin politik në Shqipëri. Në takim u diskutua gjerësisht mbi rëndësinë e vazhdimit dhe zgjidhjes me dialog të kësaj situatë tejet të rëndë që përjeton vendi.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>