Ish-kryeministri denoncon neglizhencën e policisë për djemtë e plagosur në Borsh

Berisha: Policia hakmerret ndaj viktimave të Borshit, vijojnë kërcënimet ndaj tyre

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme ka rikthyer në vëmendje maskarën e ndodhur në fshatin turistik të Borshit ku u masakruan me thika disa djem. Berisha shkruan në Facebook se policia e shtetit po hakmerret ndaj këtyre të rinjve, që kërkojnë të marrin raportin mjeko-ligjor por neglizhohen nga institucionet shtetërore. Në mesazhin që ata i dërgojnë ish-kreut të ekzekutivit theksohet se janë duke u kërcënuar nga të afërmit e personave që i dhunuan ata.  Denoncimi i publikuar nga Berisha: “Përshëndetje dr Berisha! Jemi ne çunat e Borshit që u masakruam me thika. Kërkojmë ndihmën tuaj sepse në çdo institucion që vemi na përcjellin si nga spitali në komisariat nga komisariati në prokurori, nga prokuroria na thonë paraqituni ditën e premte në gjykata. Nuk na japin as raport mjeko-ligjor asgjë, na thonë të shkojmë në Tiranë për të marrë dokumentacion nga spitali. Plus kësaj na vijnë të afërmit e kriminelave dhe na bëjnë kërcënime, na thonë që s’kanë faj fëmijët e tyre”.

Berisha: Qeveria nuk merr masa për të fikur zjarrin në Parkun e Dajtit

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka denoncuar një zjarrëvënie në parkun kombëtar të Dajtit. Berisha teksa publikon mesazhin e ardhur në adresën e tij nga një qytetar, shprehet se për zjarrin në Parkun e Dajtit, nuk ka asnjë reagim nga qeveria. “Përshëndetje Doktor! Live zjarr në parkun e Dajtit dhe asnjë masë nga qeveria e narkotrafikut”, thuhet në denoncimin që publikon Berisha.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>