Ish-kryeministri reagon ashpër kundër vendimit për rritjen e çmimit të ujit  

Berisha: Dyfishimi i çmimit të ujit nga dyshja Rama-Veliaj është një akt kriminal

Lidhur me vendimin për rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet, të votuar mbrëmjen e së mërkurës nga Veliaj me shokë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim në Facebook e ka cilësuar atë si një akt të papërgjegjshëm dhe kriminal. “Rritja e madhe, deri në dyfishim, e çmimit të ujit, një akt i papërgjegjshëm në kufijtë e një krimi! Edi Rama dhe Lal Plehu arritën me blerje dhe manipulime të dyfishojnë tarifat bazë dhe të rrisin ndjeshëm çmimin e metër kubit të ujit për familjarët, rritje dhe më të mëdha u parashikuan për bizneset. Ky është një akt i papërgjegjshëm dhe, për pasojat e tij, edhe kriminal. Me këto çmime, dhjetëra mijëra familje do mendojnë mirë para se të bëjnë dushe apo të lajnë mjedisin ku jetojnë, duke u bërë kështu objekt sëmundjesh infektive dhe të tjera nga më të ndryshmet”, shkruan Berisha në Facebook. Ish-kreu i qeverisë vijon më tej duke nënvizuar se është i paprecedentë një vendim i tillë, kur liqeni i Bovillës ka sasi uji shumë më të mëdha se sa nevojat e Tiranës. Ai shprehet se dyshja Rama-Veliaj me këtë akt ka për synim vetëm të vjedhë qytetarët e Tiranës. “Të bësh një veprim të tillë kur Shqipëria është një ndër vendet më të pasura me ujëra në Europë, dhe kur liqeni i Bovillës ka sasi uji shumë më të mëdha se sa nevojat e Tiranës, përsëri bën një akt të papërgjegjshëm. Vende të pasura në ujë si Austria, garantojnë furnizimin falas me ujë të pijshëm rubineti për mbarë qytetarët e vet. Të tjera vende që e kanë ujin me bollëk apo prodhime të tjera si nafta, ua ofrojnë qytetarëve të tyre me çmime simbolike. Por Edi dhe Lal Plehu duhet t’i vjedhin dhe rrjepin me çdo gjë qytetarët e këtij vendi!”, përfundon postimi i Berishës.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>