Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon kontrabandën e mallrave të luksit në doganë

Berisha: Drejtoresha e Doganave dhe nipi i Gramoz Ruçit deklarojnë ngarkesat me smartphone si kapak kauçuku

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe gjatë ditës së djeshme denoncimet për skandale të qeverisë së Edi Ramës dhe drejtorëve të emëruar prej tij në poste kyçe në administratë. Berisha shkruan në Facebook se në dogana vijon kontrabanda e mallrave të luksit, ndërsa drejtoresha e toleron diçka të tillë sepse ka lidhje personale me kompaninë që tregton smartphone të shtrenjtë, por i deklaron si kapakë kauçuku. Në mesazhin e doganierit të dërguar në adresën e ish-kryeministrit theksohet se subjekti që kalon kontenierët me mallrat e luksit pa asnjë kontroll është nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.

Denoncimi i publikuar nga ish-kryeministri Berisha:”Z. Berisha përshëndetje! Të uroj shëndet! Jam një punonjës në doganë! Grupi që keni nxjerr në lidhje me doganën është mëse i vërtetë. Madje para 1 muaji gjatë një kontrolli që kemi ushtruar tek një subjekt ku parregullsia në zhdoganim ishte e dukshme na u tërhoq veshi direkt nga drejtoresha. Pronari i subjektit kishte lidhje direkt me drejtoreshën. Le të verifikohet subjekti Juljan Ruci person fizik me Nipt- L61802013P çfarë zhdoganon ky subjekt dhe çfarë tregton realisht. Për Juljan Rucin drejtoresha na ka thënë se është miku im dhe vetëm ky do lihet të punojë lirshëm me celularë. Ky miku drejtoreshës që ta dini ju sjell gjithë telefonat e fundit me kontenier nga Kina dhe i deklaron për kapakë apo karikus dhe bateri, ndërsa ne si doganier të thjeshtë na jepet urdhër që kontenierit të këtij tipit mos t’i afrohemi fare, por thjeshtë të firmosim letrat. Drejtoria e Doganave, ajo e Tatimeve dhe e hetimit tatimor dhe doganor le të hapi letrat dhe ti shkoj subjektit në fjalë të verifikojë çfarë tregton dhe çfarë zhdoganon dhe sa magazina ka me letra dhe sa pa letra fare, se ne si doganierë jemi të habitur nga subjekti në fjalë. Rama nëse do të bëjë shtet të filloj nga Ruçi dhe nipat e Rucit që sjellin Samsung dhe I-phone me kontenier dhe i deklarojnë kapak kallcuku.”

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>