Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon se maturantëve po u ngrihet kurth nga Plarent Ndreca

plarent-ndreca

Berisha: Me maturantët do përsërisin skenarin e dështuar të vitit të kaluar

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme në Facebook ka publikuar denoncimin e ardhur në adresë të tij nga një maturant, duke dhënë alarmin se i besuari i Lindita Nikollës në ministrinë e Arsimit, Plarent Ndreca po ju ngre kurth maturantëve. Berisha shkruan se qeveria Rama ka menduar të përsërisë edhe njëherë skenarin e vitit të kaluar, ku penalizoi dhe i hoqi të drejtën e arsimimit në universitete publike mijëra maturantëve, duke bërë gjithçka për të mbushur me studentë auditoret e klientëve të vetë në universitete private.

Denoncimi i publikuar nga ish-kryeministri Berisha:

“Përshëndetje nga unë, viktimë e sistemit të dështuar arsimor, i nderuar Z.Ish Kryeministër! Jam maturant dhe sot janë hapur aplikimet për të plotësuar formularët për universitete. Kemi afat deri nesër për ti dërguar. Kam gjithe ditën që mundohem të gjej listat me fituesit e fundit të maturës 2016 por është e pamundur. Kam dërguar email-e në ministrinë e arsimit, te AKP, në universitete dhe 2 prej tyre që morën mundimin të më kthenin më thanë që nuk kanë informacion. Më fal tani ku mund të drejtohem tjetër? Çdo vit të dhënat kanë qenë në internet, si formulat e llogaritjes së pikëve dhe listat e fituesve të mëparshëm, si duket korrupsioni nuk po ulet ashtu siç shitet nëpër media por rritet duke shkatërruar të ardhmen e të rinjve shqiptarë, që i shtyn të braktisin vendin, përfshirë këtu dhe mua. Ashtu si matura e vjetshme që dështoi totalisht, i njëjti fat na pret edhe këtë vit. Suksese të gjithë maturantëve.”

 

 

 

 

1 Koment

  1. Patriot shqiptar

    23/07/2017 at 03:05

    Rama ka frike nga njerezit e zgjuar, intelektualet e vertete, nga rinia e sotme, e cila ka dale me rezultate shume te mira, ai adhuron dhe dashuron ata qe nuk njohin asnje shkence, qe nuk dine asnje gjuhe te huaj, ata qe flasin me fjalor te piset. te paedukate, te shthurur, imorale e drogaxhinj, krimiele e pisanjose, sepse vetem ata ai I ben zap, I ka nen thunder, ashtu sic bente dhe lideri I tij shperteror, ai ish lider, importonte kontigjente te tlle nga vendet rurale, te pashkolluar, te cilet nuk dinin te benin as firmen e vet, por lyenin gishtin me boje dhe e linin si shenje ne leter per verifikim, prandaj dhe vendi perfundoi aq keq pas 50 vjeteve, ju akoma nga ata na perfaqesojne ne parlamentin e Shqiperise, ne takimet me nderkombetaret, na bejne ligjet per interest e tyre, kurse te zgjuarit, me arsim universitar, me tituj shkencore te te gjitha partive, jo qe nuk I do, po as I afron per te bere ligje e perfaqesim ne parlament, prandaj ju , RINIA inteligjente, mos lejoni t’ju shkele me kembe Lindita Nikolla, ajo, e cila me nje diplo false ne universitetin Kristal( mbase mund te gaboj), ndoshta tjeter, pasi e mori, e mbylli vetem per te mos I dale pushtlleku qe kishte bere, cirjani masken te gjithe atyre qe mundohen t’ju shkaterojne jeten, t’ju humbin deshiren per te jetuar si njerez te denje per vendin dhe familjen tuaj, shporrini nje here e mire funderinat nga qeveria dhe parlamenti, cdo abuzim me fatet tuaja dhe te popullit denoncoini dhe zhdukini qe te mos ringjallen me, ndryshe nuk do beheni kurre nje shtet model, mos besoni se shteti behet me droge, kush ka aritur ta beje me dallavere, ka ardhur nje dite dhe ia kane nxjere te gjitha shoqeria e tyre dhe populli mbare.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>