Ish-kryeministri Sali Berisha reagon ashpër kundër vendosjes së Gramoz Ruçit në krye të legjislativit

Berisha: Dita e zgjedhjes së Ruçit si kryetar Kuvendi, më e zeza për parlamentin pluralist shqiptar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rezervuar një reagim të ashpër kundër propozimit dhe më pas zgjedhjes nga ana e mazhorancës qeveritare të Gramoz Ruçit si kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Berisha e konsideron të shtunën si ditën më të errët për demokracinë në vend, ndërsa thekson se ky promovim që iu bë ish-ministrit të sigurimit nga Edi Rama përbën një përdhosje për shpirtrat e mijëra viktimave të që përjetuan dhunën dhe terrorin e policisë sekrete të regjimit.

Postimi i Berishës: Sot dita më e zezë për parlamentin pluralist shqiptar! Të dashur miq, zgjedhja e Gramoz Ruçit, ish-ministrit të policisë kriminale terroriste politike të diktaturës hoxhiste, përbën një ditë të zezë në historinë e parlamentit shqiptar. Vendosja nga neobllokmeni Edvin Kristaq Rama e Gramoz Ruçit, ish-ministrit të Sigurimit të Shtetit në krye të legjislativit shqiptar, është një përdhosje për së vdekuri e shpirtit të dhjetëra mijëra burrave, grave, fëmijëve, të moshuarve që u persekutuan, u torturuan shtazërisht, u burgosën apo ekzekutuan nga policia sekrete më terroriste e Pasluftës së Dytë Botërore, arma mizore në luftën e klasave të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftës së Dytë Botërore. Vendosja e Gramoz Ruçit në krye të parlamentit shqiptar është de-facto rehabilitimi nga neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama i veprës mizore të etërve të tij barabar dhe dhjetëra akteve kriminale terroriste të policisë së tyre sekrete. Ky akt është një shpallje haptas lufte ndaj qindra mijëra shqiptarëve, viktima të luftës së klasave, dhe të gjithë atyre që luftuan për përmbysjen e diktaturës hoxhiste në Shqipëri. Dita e sotme ishte dita më e zezë në tërë historinë e pluralizmit shqiptar!

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>