Itali – Gomonia me 2.2 ton marihuanë ngec në shkëmbinj, droga vinte nga Shqipëria

gomonia-droge-4-700x933

Rreth 2.2 ton marihuanë, e sapo zbarkuar në bregdetin e Garganos (Itali), është zbuluar dhe konfiskuar nga “Guardia di Finanza” e Foggia-s.

Droga, raportojnë sot mediat italiane, vinte nga Shqipëria.

Efektivët rikuperuan sasinë e madhe të drogës në bordin e një gomone, që kishte ngecur në plazhin e ‘Calenella-s’, territor i komunës Vico del Gargano, natën e së mërkurës.

Agjentët mundën të arrinin gomonen pasi në tentativën për të prekur bregun, mjeti lundrues kishte ngecur në shkëmbinj.

Skafistët arritën që t’ia mbathnin duke braktisur mjetin dhe drogën e ngarkuar në të.

Gomonia, 8 metër e gjatë ishte e pajisur me dy me 200 kuaj fuqi secili. Aty u gjet sasi e drogës e ndarë në 57 paketime të madhësive të ndryshme.

Vlera e drogës është mbi 20 milion euro. Operacioni i “Guardia di Finanzna-s” konfirmon edhe njëherë trafikun e drogës në Adriatik, mes brigjeve shqiptare dhe atyre të Gargano, raportojnë mediat lokale.

Hetimet janë në vijim për identifikimin dhe kapjen e skafistëve.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>