“Italia Uno” i përgjigjet Ramës për “kazanin”: Shiheni mirë reportazhin dhe mendoni një zgjidhje për fëmijët e Bulqizës

Drekën që një familje në Bulqizë i organizoi  në shenjë mikpritje, Edi Rama ktheu në një mega shou propogande dhe sulmi ndaj televizionit italian ‘Italia Uno’, vetëm sepse gazetarët e saj kishin realizuar një reportazh të arrirë, ku pasqyronin realitetin e hidhur të fëmijëve të kësaj zone, të cilët detyrohen prej varfërisë që të braktisin shkollat për të punuar në galeritë e kromit. Rama shkoi edhe më tej duke ofenduar gazetaren, apo duke thënë se xhirimet ishin të vjetra dhe nuk ishin realizuar gjatë qeverisjes së tij, sepse kishe të vështirë ta pranonte të vërtetën e hidhur të kësaj zone që duhet të ishte më e pasura e Shqipërisë. Por, sot për gjuhën fyese dhe kërcënimet e Ramës ka ardhur edhe reagimi zyrtar i emisionit “Le Iene” dhe gazetares Alice Martineli që ishte në Bulqizë dhe realizoi reportazhin me fëmijët që punojnë për të mbledhur krom, për 2-3 mijë lekë të vjetra në ditë. Emisioni “Le Iene” dhe gazetarja Martineli i janë përgjigjur akuzave të kryeministrit të Shqipërisë, duke publikuar datat kur janë xhiruar pamjet. Në reagimin zyrtar madje shtrohet pyetja se çfarë do të bëjë kryeministri dhe qeveria shqiptare për të ndryshuar situatën e mjerueshme në Bulqizë.

Reagimi i gazetares italiane, Alice Martineli: “Dikush është bezdisur nga shërbimi ynë për fëmijët shqiptarë që mbledhin krom. Edi Rama, kryeministri shqiptar, gjatë një paserele para kamerave thotë se Le Iene është “një program plehrash” dhe na akuzon se kemi realizuar “një reportazh m… me pamje të vjetra, mbi një fenomet që nuk ekziston më”. I dashur kryeministër Edi Rama, e kuptoj që reportazhi ynë nuk ju ka pëlqyer, por për diçka duhet të jeni i qetë: Është xhiruar midis 14 e 17 tetorit 2017, as një muaj më parë. Nëse pamjet që keni parë nuk ju mjaftojnë (në 90% të tyre shfaqem unë, si mund të jetë shërbim i vjetër?), kemi të gjitha provat që e demonstrojnë: filmime e fotografi me data, kuponë e fatura nga qëndrimi ynë. Por më thoni, meqënëse mund t’jua demonstrojmë që gjithçka është e vërtetë dhe aktuale, ju tani do të bëni diçka për fëmijët e Bulqizës dhe familjet e tyre? Sepse ne i pamë me sytë tanë teksa mbledhin gurë për t’i shitur më pas me 10 cent kilogrami. Ashtu siç pamë që, kur bie nata, një pjesë e qytetit është krejtësisht në errësirë. Dhe që kushtet strukturore dhe higjienike të disa shtëpive janë të tmerrshme. Ju çfarë mendoni të bëni?”.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>