Kallëzohet penalisht administratori i njësisë 2 në Tiranë, Elez Gjoza

peshengritje-elez-gjoza-serioz-2016

Zv/kryeministrja Mandia: Prokuroria të hetojë për kallëzimin e policisë

Zv/Kryeministrja Linda Mandija ka reaguar në lidhje me rastin e administratorit të Njësisë 2 në Tiranë, Elez Gjoza. Ajo ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të zhvilloj një hetim të shpejtë ndaj kallëzimit të Policisë së Shtetit për administratorin e Njësisë Bashkiake nr. 2. “Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bazë të një denoncimi ka filluar procedimin penal ndaj administratorit të Njësisë Bashkiake nr. 2, Elez Gjoza, i cili nga ka konsumuar veprën penale të “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike”, “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, me regjistrimin70 persona ne mënyre fiktive sikur ishin pjese e banesës se tij me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit të këtij viti”, thuhet në deklaratën e Mandijas. “I kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë një hetim të plotë, të drejtë dhe të shpejtë të rastit si dhe do të marrë të gjitha masat për të ndjekur procedurat sipas ligjit dhe për të arritur në një konkluzion përfundimtar  në lidhje me procedurat e filluara  nga ana e Sektorit të Hetimit dhe Korrupsionit”, përfundon deklarata.

Luan Rama akuzon drejtorin e Policisë së Shtetit: Është nën kontrollin e kartelit të drogës/Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka akuzuar ashpër Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako, duke u shprehur se ai është në dorën e kartelit të drogës. Luan Rama i ka kërkuar Task-Forcës së ngritur nën drejtimin e zv.kryeministres Ledina Mandija të analizojë rolin e tij. “Karteli i drogës vazhdon të ketë në dorë Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe po vazhdon ta përdorë.”- tha Rama. Gjithashtu ai theksoi se Ministri i Brendshëm duhet të fusë në shina policinë e Shtetit që të mos përdoret më. Këto deklarata Luan Rama i bëri gjatë një dalje të përbashkët me kreun e njësisë administrative numër 2 në Tiranë Elez Gjoza, ndaj të cilit sot nisi një procedim penal për korrupsion pasiv në zgjedhje. “Zoti Gjoza si personi i atakuar pa të drejtë ka bërë denoncim në prokurori për kallëzim të rremë dhe shpërdorim detyre nga ana e punonjësve të policisë që janë marrë me këtë çështje. Ftoj Prokurorin e Përgjithshëm të hetojë me përgjegjësinë e ligjit dhe të nxjerrë para ligjit çdo abuzues e falsifikator që përpiqet të përdorë institucionet e shtetit për tu hakmarrë apo për t’u bërë presion qytetarëve. Dua ta ndaj njëherë e mirë përgjegjësinë e drejtuesve të Policisë nga roli i përgjegjshëm i Policisë së Shtetit. E ftoj Ministrin e Brendshëm që të vërë në shinat e zbatimit të ligjit veprimtarinë e Policinë e shtetit sepse nuk mundet që policia e shtetit të merret peng siç u mor për të mbjellë kanabis. E ftoj zv.kryeministrin në cilësinë e njësisë së Task-Forcës të analizojë rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që nuk mund të fshihet nën petkun politik. Karteli i drogës vazhdon të ketë në dorë Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe po vazhdon ta përdorë. Zgjedhjet e 25 qershorit do ta ndajnë përfundimisht Shqipërinë e kanabisit nga Shqipëria e të ardhmes. E kuptoj që rritja e forcës politike dhe mbështetjes së qytetarëve ndaj LSI-së i ka vënë në panik, por kjo është në të keqen e tyre. I ftoj punonjësit e policisë në detyrë të mos kthejnë mbrapa një arritje cilësore dhe të mos lejojnë të përdoren si instrumente politikë. Zgjedhjet e 25 qershorit, me apo dëshirën e Haki Çakos apo atyre që e komandojnë pa dijeninë e Ministrisë së Brendshme do t’i fitojë LSI, do t’i fitojnë qytetarët shqiptarë.

 

 

 

1 Koment

  1. Z. B.SHBA

    10/06/2017 at 23:21

    Populli po ndergjegjesohet cdo dite e me teper se sa njeri negative eshte Rama, sa matrapaz, genjeshtra, drogaxhi, hajdut e immoral, I cili nuk ka asnje alternative as per buxhetin qe gjoja ka publikuar per keto kater vite qe jane ne fund te mandatit te tij dhe as per “Buxhetin e ardhshem”, qe as ka nder mend ta beje dhe as e di fare se cfare do te thote buxhet, se te parin e futi ne xhep dhe te gjitha cfare mbase ka bere, po qe nuk mbaroi dot asgje, nuk di se sa do te nxjere, I ka bere lemsh te gjitha, parate e vjedhura me ato te droges, do beje nje llogari se sa do shperndaje per te blere votat, per te manipuluar ne fund perqindjet se kush ka fituar dhe kush ka humbur, kot e ka, cdo dite I ka nga pas te gjithe ata qe do meren me monitorimin e zgjedhjeve, ku ai dhe ata nuk I njohin fare, do monitorohen nga sateliti si cdo monitorim tjeter ne bote, askush nuk mashtron dot me, mjaft u tallet me dinjitetin dhe moralin e popullit, ai thote: ju votoni, kurse une marpushtetin para votimit, te dhenat I kam nxjere, kot e keni qe lodheni, leku hedh ujin perpjete, do jete kenga qe do kendoje pas disa diteve, s4e nuk la tepsi e kusi pa thene, baklava e hallva, tani na nxori dhe timonin e makines, te cilin e shtrengon fort, na u be me T NE KATROR, do t’i kendojne kengen “O TE O TE, TY TE MARTOFSHA GRUAN E, SE NUK JE PER ASGJE, VETEM PER T”I RENE DAJRESE, AJO DO T’I KTHEHET: UNE ME DAJRE U NGOPA, KURSE HALLVEN S’E PROVOVA, PO PRES CDO DITE QE TA HA, PASTAJ TE THEM, SA REHAT QE JAM.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>