KALORES LIRIE RRITI BUKA E MAXHES SIME

halil-skenderbe

Skënderbe

Ti kordhë e kahershme e kalitur në vetëtima

E farkëtuar në zemra,

Në breza gufimesh, zemëratë e ngjeshur

në qiej të mrrylët e kushtrime lirie vringëllin

Skëndërbe

te gjaku i kulluear i viseve të mia

krenaria e mprehur në kreshtat e Dibrës kreshnike

zëri dhe zjarri i nxënë në maxhën time

ti penda e shqiponjës sime

Skëndërbe

troku i djepit ku përkundet liria

vaji i kërthisë dhe paqtimi i engjullit

kungon lirinë në gjinj nënash Arbnore

e ëndërron në prehna etërish epic

Skëndërbe

Prej legjendash e faqesh historie

Mbumun me jetë e skalitur me gjak

Shfaqesh

E nxjerr heronjt e tu prej faqeve të historisë

Siç lindi kjo tokë martirët prej kushtrimesh

Skënderbe

Nxjerr prej amës qindra – vjeçare Gjergj Kastriotë

Djalëri sydiell e zemërstrall

Prej majeve zbret e në qiell ngjitesh

Prej historisë vjen e në përjetësi skalitesh

Skëndërbe

në atë Grykës së Vajkalit frik e tmerr kalle ndër Osman

Ishe vërshimi furitës i dalëzotëve të Arbrit

Tërbimi i kahmotshëm e gjaksor i sundimit

Shpatën ta kalli e zemrën ta mprehu

Skendërbe

Urti e zjarr u shtrua niherash me ty në kuvende

Flakë e zemër i dhanë vërshimit tënd liridashës

Mbi bishën e Bosfori u lshuan hakërrueshëm

E përbindshëm mbete në humbjen e turpshme të tyre

Skënderbe

Lëngatës kapluese dhe zaptive të vatanit

Panik e tmerr lshove asaj mizorie

Evropa u struk habie e sulltanët vdiqën marazit

Prej kushtrimit të shpatës me zë lirie

Sëndërbe

Erdhën dhe ikën, e këtu lanë gjithçka

Sosën dhe u fikën, pa marrë prej këndej kurrçka

U ndal kjo lëngatë prej shpatës rrufe

Kalorës i Krishtërimit, u kurorëzove mbi dhe

Skëndërbe

Skëndërbe të lindi toka ime

Kalorës lirie kaliti buka e maxhes sime.

Kjosh e bekur me gjinin dhe kungimin tënd

Sot, mot e në përjetësi

Skëndërbe

Je gjaku im

Toka ime, ti je

Amanetet e mia, me ty vijnë në përjetësi

Je zëri dhe shpata që më kushtrojnë përherë

Skëndërbe

Dole nga histori, në legjendë u përjetësove

Dalë nga zemërata e dhimbjes dhe kushtrim jep

Dole nga zjarri, e flakë lirie kall

Nga e djeshmja vjen e në të përgjithmonshëm mbetesh korife

Skëndërbe

 

 

 

1 Koment

  1. Epirotas

    08/05/2017 at 15:18

    Te lumte ! poezi epike e mrekullueshme e cila te jep ngazellim duke kujtue te bamet elavdishme te stergjyshave tone.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>