Kamëz dhe Paskuqan, ja zonat ku do të ndërhyjë Bashkia për ndërtimin e kanalizimeve të ujerave të ndotura (KUN)

kamza

10 vitet e fundit Kamza ka pësuar ndryshime rrënjësore në infrastrukturën rrugore si dhe në Paskuqan prej vitit 2015, ky realitet është i prekshëm. Bashkia e drejtuar nga kryebashkiaku Xhelal Mziu ka mundur të përmirësojë dukshëm situatën, duke mundësuar shtrimin e qindra kilometrave rrugë dhe rrjet kanalizimesh

 

10 vitet e fundit Kamza ka pësuar ndryshime rrënjësore në infrastrukturën rrugore si dhe në Paskuqan prej vitit 2015, ky realitet është i prekshëm. Bashkia e drejtuar nga kryebashkiaku Xhelal Mziu ka mundur të përmirësojë dukshëm situatën, duke mundësuar shtrimin e qindra kilometrave rrugë dhe rrjet kanalizimesh. Si Kamza ashtu edhe Paskuqani duke qenë një zonë informale, i kanë pasur jetike investimet e reja. Falë vizionit të kryetarit të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, si dhe projekteve konkrete, çdo vit është investuar në mënyrë sistematike dhe aktualisht përmirësimi është i prekshëm nga çdo qytetar dhe ndryshimi lehtësisht i konstatueshëm për çdokënd.

Edhe për vitin 2018, Bashkia Kamëz i ka kushtuar rëndësi infrastrukturës rrugore dhe kanalizimeve ku mbi 65% të buxhetit të këtij viti do të shkojë për investime. Përpos përmirësimit të ndjeshëm të infrastrukturës rrugore ku do të investohet në dhjetëra akse rrugore, me qëllim që qytetarët të përballen me një realitet të ri pas punimeve të kryera në përfundim të realizimit të investimit, i cili do të japë impakt social për ta, ndërhyrje do të ketë edhe në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të ndotura.

Më poshtë do të keni listën e zonave ku Bashkia Kamëz do të ndërhyjë për përmirësimin e situatës dhe do të investojë këtë vit për ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të ndotura.

Investimet ne Kanalizimet e Ujërave të Ndotura Kamëz

 

  1. KUN te rruga “Idriz Seferi” – Bathore
  2. KUN te rruga “Hasi” – Valias
  3. KUN te rruga “Shkëndija” – Laknas, Kulla e Vorpsit
  4. KUN te rruga “Bernë” – Kamëz 4
  5. KUN te rruga “Kujtesa”- Valias
  6. Vazhdim i KUN te rruga “Orikumi” – Laknas
  7. KUN te rruga “Lezha”- Laknas,
  8. KUN te rruga “Kongresi i Lushnjës” segmenti II – Kamëz 5
  9. KUN te rruga “Çorovodë” – lagjja nr. 5 Kamëz
  10. KUN te rruga “Nazmi Rushiti” – lagja nr. 4 Kamëz
  11. KUN te rruga “Deçan”- Lagja 5
  12. KUN te rruga “Tomori”- Lagja 3 Bathore
  13. KUN te rruga “Prezë”- Bathore
  14. KUN te rruga “Berlin” – Kamëz 1

 

Investimet ne Kanalizimet

e Ujërave të Ndotura Kamëz

 

  1. KUN te rruga “Petro Nini Luarasi” – Babrru Kodër e kuqe
  2. KUN te rruga Ibrahim Rrugova (vazhdim) – Paskuqan 1
  3. KUN te rruga “Dilo Kalenja “Paskuqan 2, Fushë
  4. KUN te shkolla “Tahir Sinani” – Babrru, Kodër e kuqe
  5. KUN te rruga “Isuf Xhelili” – Paskuqan 2, Kodër

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>