Kamza binjakëzohet me Bashkinë Galway në Irlandë, kryebashkiaku Frank Fahy merr titullin “Mirënjohja e Qytetit”

Marreveshja

Ja për çfarë u zotuan dy kryetaret e bashkive

 

Kryetari i Bashkisë se Kamëz, Xhelal Mziu, ka pritur dje në një takim z. Frank Fahy, kryetar i Bashkisë Galway, Irlandë. Në këtë takim dy kryebashkiakët kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy bashkive në kuadër të binjakëzimit mes Kamzës dhe Galway-t për të cilën u ra dakord dje. Kryebashkiaku Mziu i akordoi po sot kryetarit Frank Fahy, kryetar i Bashkisë Galway, Irlandë, titullin “Mirënjohja e qytetit”. Dy kryebashkiakët pas takimit zyrtar, vizituan sallën e Këshillit Bashkiak, sportelet e One Stop Shop-it, stadiumin e qytetit, Pallatin e Kulturës dhe të tjera investime të rëndësishme të Bashkisë Kamëz. Në takim kryebashkiaku Mziu i bëri mikut të tij Frank Fahy një rezyme të zhvillimeve të Kamzës, një nga qytetet më të mëdha në vend ngritur pas shembjes së komunizmit, bashki e cila sot është shndërruar mjaft konkurruese në projektet e zhvillimit. Sipas z. Mziu, Kamza nga 6 mijë banorë në vitin 1990 sot është një Bashki me 150 mijë banorë ku zhvillimet kanë qenë mjaft intensive, kjo për faktin se qytetarët kanë dhënë kontributin maksimal në ndërtimin e këtij qyteti, por edhe se Bashkia ka qenë pranë tyre në çdo hap për t’u dhënë mbështetjen e nevojshme. Edhe z. Frank Fahy, kryetar i Bashkisë Galway, Irlandë, bëri një prezantim të qytetit që jeton dhe drejton. Vizita e z. Frank Fahy në Kamëz, siç dhe e theksoi vetë, ishte e para jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet ish-komuniste të Evropës Juglindore. Dy kryebashkiakët kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve duke mundësuar binjakëzimin mes dy bashkive. Kryebashkiakët Frank Fahy i Bashkisë Galway, Irlandë, dhe Xhelal Mziu kryetar i Bashkisë Kamëz, në këtë ditë kanë marrë solemnisht angazhimin: të ndërtojnë dhe të mbajnë marrëdhënie të vazhdueshme ndërmjet administratave, por mbi të gjitha ndërmjet qyteteve përkatëse, me qëllim për të arritur një mirëkuptim të ndërsjellë më të mirë, një bashkëpunim efikas, një ndjenjë të gjallë për fatin tashmë të përbashkët, e kështu, një ndihmë të ndërsjellë në përballimin e problemeve administrative, ekonomike, sociale e kulturore, duke zhvilluar solidaritetin dhe pjesëmarrjen e të gjithë atyre që jetojnë e punojnë në komunitetet e dy bashkive. Tjetër angazhim i dy kryebashkiakëve është edhe bashkëpunimi në kuadër të programeve të Bashkimit Evropian dhe në programe të tjera zhvillimore, shkëmbimi i aktivitete kulturore, artistike, sportive, si dhe bashkimi i përpjekjeve për të mbështetur me të gjitha mjetet suksesin e kësaj nisme, vazhdimësinë e këtyre lidhjeve në interes të zhvillimit, paqes e prosperitetit.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>