Kastriot Boriçi, doktori okulist që mund t’i besosh dritën e syve

kastriot

Mjeku dhe administratori i Klinikës Evropiane të Syve, një histori suksesi

Kur u zhvendosëm me mjediset e reja të redaksisë së gazetës nga Rruga e Dibrës për te rruga “Medar Shtylla”, Qendra e Biznesit, në vitin 2008, poshtë zyrave tona ushtronte dhe vazhdon të ushtrojë aktivitetin një mjek okulist, i cili është dhe administratori i Klinikës Evropiane të Syve. Edhe pse hynin dhe dilnin pafund njerëz çdo ditë, natyrshëm me syrin e parë mendoja, si kudo klinika private kanë mbirë si kërpudha pas shiut, që u shërbejnë njerëzve dhe funksionojnë si biznes.

Që të bësh diferencën, në fakt, duhet të jesh pacient ose të jesh dëshmitar i aftësisë së mjekut që ka shërbyer për një person të njohur apo të afërm dhe të mos ndikohesh aspak nga propaganda apo reklama.

Një ditë, sapo kisha mbyllur punën, dal për të ikur në shtëpi dhe rrugës takoj një mikun tim, i cili më pyeti për Klinikën Evropiane të Syve.

E pyes ku po shkon: “Te doktor Kastrioti, ma rekomanduan te farmaci “Daja”. E ndërsa fliste njëri nga sytë i kullonte. E ofrova afër klinikës, ai u ngjit për te doktori, ndërsa unë u nisa për në shtëpi. Mbaj mend që e pyeta nëse e kishte vizituar syrin në ndonjë vend tjetër dhe më pohoi që kishte qenë te një mjek tjetër me emër, porse asnjë shërim nuk kishte. M’u desh që jo të nesërmen, por një ditë më pas, ta takoja teksa syrin e tij e pashë pa fasho dhe të përmirësuar dukshëm. Ishte ky rasti i parë i një pacienti që shihja se si ishte përmirësuar në kohë rekord pas kurimit të doktor Kastriotit e më pas kam konstatuar plot të tjerë, duke qenë se jam vetëm dy kate më lart Klinikës Evropiane të Syve.

Qytetarët që vijnë në dyert e kësaj klinike vijnë nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia. Shumë prej tyre janë vizituar te mjekët në poliklinikat e qyteteve të tyre, madje edhe në klinika të tjera private e duke mos gjetur derman, kanë ardhur në Tiranë, te njeriu i vetëm që i besojnë shërimin e tyre, te Kastriot Boriçi, doktorit okulist që i besojnë pa frikë dritën e syve të tyre. E në fakt kjo ka rezultuar e suksesshme teksa ke të bësh me një njeri, i cili në aktivitetin e tij mund të konsiderohet pa frikë si një histori suksesi për atë çfarë ka dhënë.

Marrëdhënia me pacientin

Kastriot Boriçi është administratori dhe mjeku okulist i Klinikës Evropiane të Syve, e cila ndodhet në rrugën “Medar Shtylla”.

Ai ka mbaruar shkëlqyer studimet në Turqi, ku edhe nisi punë, por në vitin 2006 vendosi të kthehej në Shqipëri dhe prej 12 vitesh jeta e tij ndahet mes dy shtetesh ku ka punën në tokën amë Shqipëri dhe familjen në Turqi. Doktor Boriçi është një mjek dhe njeri me energji të jashtëzakonshme në punë. Veçse i buzëqeshur ku e ndesh që në takimin e parë me të, ai karakterizohet nga përgjegjshmëria maksimale profesionale në raport me pacientin, është i qetë dhe mjaft i kujdesshëm.

Janë me mijëra pacientët që kanë trokitur në dyert e kësaj klinike dhe që të gjithë kanë pasur mundësinë të kurohen e përmirësohen dhe qindra pacientëve të tjerë Kastriot Boriçi u ka kthyer dritën e syve prej më shumë se një dekade, të cilët i janë mirënjohës përjetësisht. Por, edhe doktor Boriçi u është mirënjohës të gjithë atyre që i kanë besuar të trajtohen prej tij.
Doktor Kastriot Boriçi vërtet lodhet, pasi e nis ditën në orën 06:30 minuta duke e mbyllur në orët e vona të mbrëmjes, por ndihet mirë që ka mundur të bëjë më të mirën në shërbim të njerëzve, të jetë pranë tyre, t’u ofrojë shërbimin më të mirë si dhe në mjaft prej rasteve të tregojë dhe humanizëm. E, në fakt, nuk është ky momenti për t’i numëruar rastet kur doktor Boriçi ka qenë pranë atyre që e kanë pasur të pamundur të paguajnë apo u është përgjigjur dhe thirrjeve të emisioneve televizive të ndryshme për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. E ka bërë këtë pa zhurmë, pa bujë, duke mos dashur të identifikohet në pjesën më të madhe të rasteve. Aq shumë është i ngarkuar më punë, sa dhe nuk mungojnë rastet kur doktori nuk mundet të komunikojë online me fëmijët, për faktin se në atë orë për ta është orari i gjumit. Doktor Boriçi mesatarisht kryen 50 vizita në ditë dhe i duhet të komunikojë me qindra persona të afërm të pacientëve që i shoqërojnë dhe në fundjavë kryen operacione.

Marrëdhënia me familjen

Doktor Kastriot Boriçi fluturon shpesh mes Shqipërisë dhe Turqisë; mjeku okulist profesionist dhe duarartë jeton mes Stambollit dhe Tiranës

Punon deri me 30 dhjetor dhe i ka ndodhur të mos shkojë as për Vit të Ri, për shkak të motit të keq. Ishte viti 2016 kur doktori festoi i ndarë më familjen, bashkëshorten Sesil dhe dy fëmijët, vajzën Melisa dhe djalin Alp.

Falë punës intensive që ka, ku vizitën të duhet të paktën ta prenotosh një muaj para, doktor Boriçi ka humbur çaste të rëndësishme nga jeta e fëmijëve, si: buzëqeshja, dhëmbi, fjala dhe hapi i parë. Doktor Boriçi mban mend që vajzën e ka lënë vetëm 5-ditëshe për të fluturuar nga Stambolli për në Tiranë, pasi kishte planifikuar vizita dhe operacione dhe nuk mund të linte askënd në pritje. Ai nuk do të mendojë gjatë për këtë, pasi bëhet keq, por z. Boriçi thotë se kjo është zgjedhja e tij, ku ka humbur ca gjera për të fituar disa të tjera, që sipas tij janë: mirënjohja dhe vlerësimet e shumë njerëzve që kanë ardhur të shoqëruar duke i mbajtur për krahu dhe tani vijnë vetë, pasi u është kthyer drita e syve.

Pas 12 viteve punë në Tiranë, Kastriot Boriçi mund të themi pa frikë që është doktori më i mirë okulist në Shqipëri. Ai është kthyer në një markë tashmë, ku karvani i njerëzve që hyjnë e dalin nga Klinika Evropiane e Syve sa vjen e rritet dhe falë profesionalizimit dhe humanizimit që tregon në profesion doktor Boriçi, ai ka bërë shumë miq, njerëzit i flasin kudo në rrugë, aeroport dhe kudo që e ndeshin.

Doktor Boriçi pohon se ardhja e tij në Shqipëri fillimisht ishte si një dëshirë për të bërë diçka ndryshe në vendin e tij dhe tani nuk ndahet dot prej asnjërit nga pacientët. Sipas doktor Boriçit, marrëdhënia që vendos me pacientët këtu është e pakrahasueshme me asnjë spital turk. Në Shqipëri të vjen një shok i fëmijërisë, fëmija i shokut, një kushërirë e largët jotja apo e mamasë, me të cilët e mbush ditën me biseda të ngrohta.

Doktori ikën shpesh në Stamboll dhe atje i përkushtohet maksimalisht familjes për ditët e qëndrimit atje. Alpi dhe Melisa dëshirojnë që babai t’i shoqërojë kudo dhe doktor Boriçi e bën më së miri këtë “detyrë”, duke u qenë maksimalisht pranë fëmijëve. Bashkëshortja e tij, me kombësi turke, është mjeke e specializuar për fizioterapi dhe rehabilitacion. Edhe pse familja dëshiron që ai të rrijë më gjatë, doktorit i duhet të kthehet në Shqipëri, pasi e presin pacientët dhe merr me vete çajin turk.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>