Kastriotizmi të depërtojë në jetën e brendshme të shqiptarëve

Ka kohë që në trojet tona shihet një ndotje tradhtie ndaj kombit, e mohimit të vlerave rrënjësore dhe europiane të kombit tonë arbnor europian dhe e vetëskllavërisë ndaj frymërave ideologjike që lanë pushtuesit. Ky fenomen negativ, kjo ndotje e petkut tonë kombëtare nga individ dhe pushtetar të vëllazëruar me turq po e çorodit popullin, po i befason për të keq miqtë ndërkombëtar që ndihmuan në çlirimin e vendit nga pushtuesit serb.

Kjo verbëri, kjo lëvizje e panatyrshme e një pjese të popullit në krah të diktatorëve dhe të insistimit për të mbrojtur më shumë objektet dhe kulturën e pushtuesit është tregues i qartë se populli ynë është në rrezik të shkombëtarizimit dhe të harresës së të kaluarës së tyre me plot sfida e sakrifica. Siç dihet trupi dhe shpirti janë dy faktor organik, prandaj këtë po e lidhi edhe me kombin tonë simbolikisht si organizëm, si institucion, kombi ynë ka shpirtin e tij por ka edhe trupin. Tani ka një devijim, një inferioritet një largim nga shpirti i kombit dhe kjo duhet të ndalet sa më parë.

Braktisja e shpirtit të kombit e shndërron trupin e kombit tonë në një makinë të vdekur, prandaj duhet t’i rikthehemi shpirtit të kombit ta mbajmë atë brenda trupit tonë kombëtar, ky shpirt janë rrënjët, vlerat, tradita, kultura burimore, zakonet e mira etj, etj. Rruga që trasuan dhe miratuan etërit tanë nuk ishte rrugë e lehtë, as rrugë e pavlerë por një rrugë që na obligon të gjithëve që të ecim me krenari, më vetëdije të plotë morale e kombëtare drejt të ardhmes sonë. Ata nuk na lanë atdheun për të cilën derdhën djersën si pronë të huaj – të pushtuesve, të pushtetarëve të papërgjegjshëm që lidhin vëllazëri me turq, por pronë(atdhe) të brezave të cilët mbajnë gjakun e tyre në venat e tyre, pra gjakun e atyre që sakrifikuan për këtë pronë(atdheun) të shenjtë kombëtare dhe identitetin kombëtar europian. Kështu që duke parë këto fenomene që po ndodhin e që janë në dëm të kombit dhe të ardhmes sonë, në duhet të mendojmë, madje kjo është e nevojshme që ne të mbajë një standard në rritje të rilindjes kombëtare në mesin tonë si dhe menaxhimin e duhur të ndjenjës kombëtare. Çfarë krijon gjenialitetin e një populli të pastër dhe të shenjtë është uniteti, forca, dhe efektiviteti i saj. Prandaj ne duhet ta bëjmë që Kastriotizmi të depërtojë në jetën e brendshme të popullit dhe të gjitha raporteve të thella të tij kjo e shenjtëron kombin, popullin, i bashkon njerëzit dhe qëllimin e tyre për një të ardhme të sigurtë si komb.

Prandaj të ndalet promovimi i kauzave të huaja ideologjike që copëtojnë zemrën e kombit tonë dhe e futin atë në udhën e humbjes. Por mbi të gjitha të promovojmë kauzën tonë kombëtare Kastriotiane dhe të rikthimit në familjen europiane aty ku i kemi rrënjë tona prej të cilëve ka tendenca që të largohen.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>