“Kërkohet pezullimi i zbatimit të vendimit deri në përfundim të gjykimit të themelit të çështjes”

Vendimi për regjistrimin e IMEI-it, shkelje e privatësisë – ZMK padit qeverinë në Gjykatën Administrative

 Siç kishte paralajmëruar, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve dorëzoi kërkese-padinë në Gjykatën Administrative, pas vendimit të qeverisë për regjistrimin e numrave të aparateve celularë, IMEI dhe shfrytëzimin e këtyre të dhënave nga të paktën tetë institucione.

Në kërkesë-padinë kërkohet pezullimi i zbatimit të këtij vendimi, që prashikohet të hyjë në fuqi në datën 15 korrik. Dy javë më parë Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve iu drejtua edhe Komisonerit për Mbrojtjen e të dhënave personale me argumentin se regjistrimi i IMEI-t përbën shkelje te privatësisë. Sipas ZMK-së deri para këtij vendimi të qeverisë, numri IMEI-t identifikohej vetëm me urdhër përgjimi të Prokurorit apo vendim gjykate, në rastet kur personi që përgjohej ishte nën hetim. Tashmë ky kod që lejon kontrollin në distancë të çdo informacioni që ke në telefon, e-mailet, mesazhet, bisedat, fotografitë, videot apo aplikacionet bankare e anashkalon këtë procedurë. Kjo padi eshte nje praktike e re gjyqesore ne Shqiperi. Eshte kerkuar shfuqizimi nepermjet “class action” që lejon çdo shoqatë apo grup interesi që kundërshtojnë një akt administrativ nënligjor dhe të kërkojë ligjshmerine e veprimtarise administrative. Kerkese padia eshte bazuar dhe ne praktiken e Gjykates se Luksemburgut e cila ne 8 Prill te ketij viti vendosi shfuqizimin e nje Direktive te ketij lloji te BE-se. Ka dhe nje rast te tille ne Gjermani ne vitin 2006 qe shpalli antikushtetuese nje iniciative per krijimin e bazes se te dhenave.

Se dyti, duke qene se Vendimi i Keshillit te Ministrave ka hyre ne fuqi, parimi i sigurise juridike te veprimtarise juridike lejon që të kërkohet marrja e masave të sigurimit duke pezulluar zbatimin e vendimit deri në përfundim të gjykimit të themelit të çështjes.