Këshilltarët e djathtë thirrje Veliajt: Tërhiqu nga rritja e çmimit të ujit

Kreshnik Çollaku: “Autoriteti i Konkurrencës u jep të drejtë këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak Tiranë, rritja e çmimit të ujit, e papërligjur”

 

Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku i bëri thirrje Erion Veliajt të reflektojë dhe të tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, pasi Autoriteti i Konkurrencës, kërkon anulimin e këtij vendimi. Z. Çollaku thotë se rrija e çmimit te ujit do të ndikojë në buxhetin dhe ekonominë familjare, do të shtojë varfërinë, do të mbyllë bizneset.”Opozita kishte të drejtë. Autoriteti i Konkurrencës i jep të drejtë këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak Tiranë. Rritja e çmimit të ujit është e papërligjur. Ftoj Kryetarin e Bashkisë Tiranë, të reflektojë këtë vlerësim të Autoritetit të Konkurrencës në anulimin e taksës së rritjes së çmimit të ujit për banorët e Tiranës. Rritja e çmimit të ujit do të reflektohet rëndë në buxhetin, ekonominë e çdo qytetari të Tiranës dhe do të shtojë varfërinë, mbyllë biznese e përkeqësojë jetesën.  E ftoj Kryetarin e Bashkisë të tërhiqet nga ky akt i papërgjegjshëm dhe i papërligjur”.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>