KLSH zbulon shkeljet e Plarent Ndrecës: 800 studentë u regjistruan në universitete në shkelje të afateve

Gjatë periudhës së verës emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, ishte një nga më të lakuarit në media, për shkak të përplasjeve që ndodhën midis tij dhe ministres teknike Mirela Karabina. Ministrja në fakt shkoi edhe më tej, duke depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal për Plarent Ndrecën, pasi sipas saj ai kishte bërë shkelje të rënda ligjore të kryera jashtë kompetencave të funksionit të tij që cënojnë veprimtarinë e ministrisë gjatë procesit të Maturës Shtetërore 2017. Pikërisht pretendimet e ish-ministres Karabina janë vërtetuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ka zbuluar shkeljet e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit. Sipas një raporti të KLSH-së që nuk është bërë ende publik, por të siguruar nga politiko.al, rezulton se shkeljet e Plarent Ndrecës janë evidentuar me regjistrimet në universitetet private dhe ato publike. Sipas draft-raportit, 800 studentë janë regjistruar në shkelje të këtyre afateve në IAL jopublike (institucionet e arsimit të lartë privat) dhe 25 në Universitetitn publik (shtetëror), të cilët ende nuk kanë as numrin e matrikullimit universitar. Sipas raportit të 25 regjistrimet e jashtëligjshme, që evidentohen në raport, i përkasin Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Ndërkohë 800 regjistrimet në privat janë bërë me një shkresë të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca. Të gjitha shkeljet i përkasin vitit të kaluar akademik, 2016-2017.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>