KLSH zbulon skandalin: Dëmi në fushën e lojërave të fatit në 3 vjet rreth 375 milionë euro

Raporti i fundit i auditimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar se në fushën e lojërave të fatit është vendosur një rekord i ri dëmi. Plot 375 milionë euro është shifra e të ardhurave të munguara që sipas KLSH nuk janë mbledhur nga ana e institucioneve përgjegjëse

 

Raporti i fundit i auditimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar se në fushën e lojërave të fatit është vendosur një rekord i ri dëmi. Plot 375 milionë euro është shifra e të ardhurave të munguara që sipas KLSH nuk janë mbledhur nga ana e institucioneve përgjegjëse. Periudha e audituar i përket aktivitetit në tre vite 2014-2016 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që përkon edhe me fillimin dhe fundin e aksionit “Fundi i Marrëzisë”, që synoi të sillte në shina aktivitetin e lojërave të fatit në vend. “Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme 76,4 miliardë lekë nga e cila Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit, në vlerën 50,2 miliardë lekë  si pasojë e mos ushtrimit të kompetencave për kundra vajtjet administrative për gjobat e pavendosura në kuadër të konfiskimeve të pajisjeve nga njësia e mbikëqyrjes financiare” thuhet në raportin e KLSH. Më pas listës i shtohet edhe Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës me një dëm prej 19 miliardë lekësh si dhe Ministria e Ekonomisë, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes me 2.4 miliardë lekë.

Llogaritja totale e dëmit 590 milionë euro

KLSH ndan dëmin e konstatuar në dy zëra. I pari është dëm i shkaktuar si rezultat i parregullsisë dhe shkeljeve financiare në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera afërsisht 14.4 milionë euro dhe i dyti dëmi që vjen si rezultat i shkeljes së disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara në shumën 575.5 milionë euro. Në total për pjesën e parë të vitit zhvilluan 107 auditime nga të cilat vetëm 54 janë përfunduar dhe evaduar, 16 ende të pa evaduar dhe 40 në proces auditimi.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>