Koalicioni jo natyror PDK-LDK dhe agonia e shtetit të Kosovës

Shqiptarët e humben një shekull nën Jugosllavi, por e ruajtën mendjen dhe e ruajtën me mjeshtri qenien tonë kombëtare. Shumica punuan për interesat nacionale edhe pse të okupuar. Patëm jo shumë njerëz të cilët për interesa të veta u vunë në shërbim të armikut serbosllav. Disa u mashtruan për ndonjë post, apo u paguan për ti shitur interesat kombëtare. Pati edhe vullnetarë të cilët për çdo sabah kanë shkuar për t’i spiunuar bashkëkombasit vet tek organet serbe! E fituam lirinë dhe pavarësinë më luftë. Në kushte te paqes i harruam të gjitha viktimat dhe dëmet materiale nga dora e çetnikizmit serbomadh. Lehtë po i barazojmë humbjet dhe fitorët tona. Shumë lehtë po i barazojmë edhe Harresën dhe Faljet. Dhe, po falim lehtë së nuk jemi popull më gjen të prishur si serbosllavët të cilët gjithmonë u shkaktuan dhimbje popujve jo sllavë veçmas shqiptarëve në trojet e tyre. E harresa si komponent i dytë është e keqja jonë e madhe. E ardhmja e një populli ndërtohet duke mos e harruar të kaluarën historike. Dhe, një e metë tjetër është se më shumë po i vlerësojmë vlerat e huaja sesa vlerat tona. Ne i kemi të mirat tona tradicionale të cilat nuk bënë më i anashkaluar. Po bëhemi popull mendjelehtë i cili kurrsesi të mëson nga gabimet e kaluara historike. Po i harrojmë edhe ndërskamcat që na i vunë të tjerët pa drejtësisht. Po i përsërisim gabimet nga gjerat më të vogla deri të çështja jonë madhore kombëtare. E fituam shtetin por s’po e ndërtojmë ashtu si duhet . Jemi një popull i vogël që kemi pasur mundësi të jetojmë mirë, të kemi shtet ligjor dhe funksional e nuk i kemi.Nese fund shekulli i kaluar ishte vendimtarë për Kosovën dhe shqiptarët, fillim shekullin 21 nuk e humbem por po e humbim shumë mendjen. Po shpalosën ide në opinion nga kjo kastë politike në pushet të cilat nuk përkojnë fare me interesat nacionale dhe interesat shtetërore. Mendjelehtët po harrojnë viktimat e shumta të luftës së fundit, të cilat nuk ka ra që ta kemi këtë gjendje hiq të mirë në planin politike dhe në planin zhvillimor ekonomik. Kur politikanët  tregohen të dobët, kur nuk kanë ide, kur nuk kanë as rezultate ekonomike, ata po rebelohen. Gjithnjë retorikat po maskojnë pafuqinë e tyre politike. Nuk janë në domenin e politikëbërjes, nuk kanë karizem, nuk po kanë strategji për të ardhmen tonë. Janë bërë lakmitarë të pushtetit absolut dhe kjo është pengesë e madhe për proceset  zhvillimore dhe për proceset demokratike. Mos vizioni dhe lakmia për të mira materiale po bënë që gjithnjë e më shumë shteti i Kosovës t’i ngjajë anijes e cila fillon të përmbytet në detin e gjerë. Kosova është në situatë specifike dhe delikate politike. “Zajednica” dhe Demarkacioni janë barrë të rënda të cilat na i kanë ngarkuar mbi shpinë faktori ndërkombëtar por edhe kjo garniturë në pushtet shumë po ia ban hyzmetin. Servilët dhe të dëgjueshmit për çdo gjë para faktorit ndërkombëtar janë duke  e degraduar shtetin e ri të Kosovës. Dhe, mos të harrojmë së qendrat e ndryshme të vendosjes dhe grupet e ndryshme të interesit si Rusia po dëshirojnë në Ballkan që prapë të kemi konflikte të ndryshme ose edhe lufëra pushtuese, duke mëtuar kështu që rrotën historike të kthejnë mbrapa. Ne, nuk po ndërtojmë strategji që tu kundervihemi të gjitha rrymave politike destruktive kështu edhe Serbisë hegjemoniste, e cila po punon më logjikën e viteve të 90-ta .Për shkak të lidershipit të dobët të korruptuar dhe të kriminalizuar Kosova nuk po bëhet shtet më politikë të çartë dhe vizionare. Këtë vizion nuk e ka presidenti Thaçi si i pari i vendit, dhe këtë vizion nuk e ka as i pari i ekzekutivit Mustafa, e kështu i pa vizion për të gjitha proceset kanë mbetur Qeveria dhe  Parlamenti. Kur interesat e vendit shitën lehtë nga dobësitë e pushtetarëve, sigurisht së shumë vështirësohet edhe rrugëtimi ynë si shtet .Kjo kastë politike na ka lënë pa rezultate pozitive, duke prodhuar kriza politike, e duke prodhuar edhe kriza institucionale për shumë kohë. Zaten kjo Qeveri dhe ky Parlament janë mësuar të mbijetojnë më prodhimin e krizave, të cilat tashmë  janë duke e rrezikuar seriozisht edhe të ardhmen tonë. Me një president të shtetit të cilin e ngarkon akuza për krime të luftës dhe shumë të meta të tjera, më një kryeqeveritar mbi të cilin binë akuzat për qeverisje të keqe sa ishte i pari i Prishtinës dhe tash, nuk ka mundësi Kosova dhe populli i saj të ecë përpara. Kjo kastë politike në pushtet bashkë më presidentin Thaçi dhe kryemnistinë Muftafa nuk kan strategji zhvillimore, nuk e kanë tolerancën e nevojshme politike karshi Opozitës. Kjo udhëheqje shtetërore por edhe partiake nuk kan mundësi të ruajnë stabilitetin politik, i cili stabilitet edhe në shumë shtete te rajonit nuk është i mirë. Thaçi është njeri ndër përgjegjësit kryesor për gjendje të dobët ekonomike, është përgjegjës për privatizimin e keq të tipit profiteresk, për korrupsion të lartë dhe krim të organizuar gjatë mandatit 8 vjeqar në krye të qeverisë. Suksesi i politikanëve matet me mirëqenie dhe zhvillim dhe gjithmbarshem. Suksesi matet kur ulët në shkallë normale numri i atyre të cilët po kërkojnë punë .Suksesi i një lidershipi matet kur jetojnë mirë pensionistet, kur kemi pak kategori të rrezikuara ekonomikisht. Pak po bëhet edhe për familjet skamnore dhe për familjet e dëshmorëve dhe martirëve te kombit, e që është turpi që nuk lahet. Na nevojiten njerëz jo problematikë në politikë, na nevojiten njerëz të cilët janë për stabilitet politik dhe stabilitet ekonomik, e jo njerëzit të cilët na kthejnë mbrapa në sistemin komunist. Nuk i duhet Kosovës dhe as rajonit njerëzit të cilët po sjellin kaos, po sjellin luftëra dhe fatkeqësi popujve. Thaçi për hesapet e tij pa u konsultuar me miqtë tanë amerikan i hyri temës së ushtrisë të nevojshme për një shtet, por  hap shumë i pa justifikueshm  politikë. Mos ti bën  bashkë  Thaçi punet e tija personale  më punët e Kosovës. Ushtria e Kosovës ndërtohet më ata të cilët i kontribuan shumë lirisë dhe pavarësisë. As ushtria dhe as Kosova nuk kan gje lidhje më para fushata elektorale të Thaçit dhe të  Veselit, por nuk kanë asnjë lidhje as me budallallëqet politike të Mustafës ,për të cilat herët i kam treguar përmes shkrimeve. Ky koalicion politikë është koalicioni më i dëmshëm i pasluftës. Sa të vazhdon ky koalicion jo natyror  PDK dhe LDK, për aq do të vazhdon edhe agonia e shtetit të Kosovës…

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>