Kompjuteri i Tahirit ndodhet në selinë e PS

ps

Kutia e zezë e marrëdhënies Rama-Tahiri-Mafia s’duhet kërkuar në shtëpinë e Tahirit, as vetëm tek kompjuteri shtëpiak i ish-ministrit. Vëmendja e publikut duhet kthyer tek selia e PS-së, tek zyrat e Saimirit dhe të Edi Ramës. Aty u përcoll kompjuteri kriminal, kur Tahiri u përzu nga ministria e brendshme, aty edhe janë dërguar të tjera të dhëna, lidhje e mjete të ish-ministrit, kryeministrit ende në detyrë dhe nomenklaturës së PS-ë me narkotrafikun. Selia e PS-së është pasuordi për rrëzimin e republikës së krimit, prandaj prokuroria dhe parlamenti duhet ta nisin investigimin final nga ajo perandori e krimit, që administrohet nga Edi Rama

 

Dosja “Habilaj” është vetëm një rast i skemës gjigante, që ka instaluar krimi i organizuar në Shqipëri, me Edi Ramën kryeministër. Kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kërkon heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe hapja e rrugës për arrestimin e ish ministrit, ka sjellë mjaft lëvizje gjatë orëve të fundit në skenën politike shqiptare. Por, në një kohë që Prokuroria kërkon që Kuvendi t’i hapë rrugë arrestimit të Tahirit si i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës, Edi Rama ka vënë në lëvizje të gjithë rrjetin e tij kriminal për të shkatërruar dokumentet  që implikojnë ish-ministrin e Brendshëm. Faktet tronditëse, të cilat theksojnë se Tahiri siguronte 5 milionë euro në muaj nga trafiku i drogës janë prova të pakontestueshme dhe të denoncuara gjatë nga opozita e PD-së.

Por, në një kohë që të gjithë prisnin që të veprohej me shpejtësi dhe Tahiri të merrte dënimin e merituar për shkeljet e kryera, duket se Rama nuk do ta lëshojë ‘super ministrin e tij’. Jo se ndien ndonjë detyrim apo se i dhembet Tahiri, por sepse ish ministri zotëron prova dhe fakte që implikojnë Edvinin. Në mënyrë që të mos dorëzojë karrigen e pushtetit e që të mos shkojë para drejtësisë, Rama është duke spastruar dokumentet mbi veprimtarinë kriminale të Tahirit. Çdo minutë që kalon shërben për të shkatërruar provat e krimit që lidhin Tahirin me Edi Ramën. Çdo minutë që kalon i shërben krimit dhe është kundër drejtësisë dhe kundër njerëzve. Ditën e djeshme, kreu Basha, deputetë të opozitës së bashkuar e media të ndryshme lajmëruan  faktin se shtetasi Saimir Tahiri po përpiqet të spastrojë të dhënat komprometuese që mban në shtëpi. Këto të dhëna mund të jenë numra telefonash, e-maile, fotografi, incizime, përgjime, etj. Një sy i zakonshëm, normalisht mund të jetë dyshues se shtëpia e Tahirit si mburojë kryesore dhe drejtues i krimit të organizuar është strofull të dhënash të vlefshme. Por nga ana tjetër, duke njohur vetitë dhe karakteristikat e Tahirit, duhet pasur parasysh se kjo dhelpër nuk ka vetëm një strofull. Kur Tahiri u largua nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme, kompjuterin e zyrës së ministrit e çoi në zyrën e kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës, pra te vetja e vet. Si rezultat, shtetasit të dyshuar Saimir Tahiri, njëherazi kryetar i komunistëve të Tiranës i duhet bërë kontroll në zyrat e PS-së.

Në fakt, kutia e zezë e krimit dhe drogës është vetë selia e PS-së. Kjo parti që në përbërjen e saj ka trafikantë, kriminelë, të implikuar në çështje nga më të rëndat është përgjegjësia e të gjithë të këqijave që po i ndodhin vendit tonë. Tahiri është veçse një segment i vogël, kur peshku i madh Rama është iniciuesi i gjendjes alarmante në të cilën ndodhet vendit. Partia Socialiste e shndërruar në një parti terroriste tregon se Rama qëkur mori pushtetin kërkon veçse të fitoj në kurriz të qytetarëve, përmes botës së krimit, përmes mafias, përmes drogës. Andaj pas arrestimit të Tahirit, radhën duhet ta ketë Rama, si ideatori i gjithë kësaj situate alarmante kriminale-korruptive.

Denoncimi i kreut të PD/ Rama po i jep kohë Saimir Tahirit të fshijë provat e krimit

Ndërkohë që vëmendja e gjithë opinionit publik dhe opozitës është përqendruar në arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, Edi Rama po i jep kohë këtij të fundit që të fsheh të gjitha provat. Në një reagim në facebook, kreu Basha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili thekson se persona të dyshimtë dhe specialistë IT janë parë të hyjnë në shtëpinë e ish ministrit për të fshirë provat e krimit. “Ja si Edi Rama blen kohë për ushtarin e tij ndërkohë që shkatërrojnë provat e krimit:“Zoti Basha prej 3 netësh ne darke te shpia e Tahirit janë mbledh shume njerëz qe kane hyre e kane dale. Shume prej tyre tipa te forte e te vesh ne te zeza! Shpia po pastrohet e po krefet me thasë! Ernest Dimashi Drejtori i IT po pastron laptopin dhe celularet e Sajmirit”.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>