Konfindustria-qeverisë: Rrisni konkurrencën për thithjen e investimeve  

Biznesi vendas i është drejtuar qeverisë së re me disa kërkesa të cilat do të ndikonin në përmirësimin e ambientit ekonomik në vend. Me anë të një njoftimi për mediat, Konfindustria apelon për marrjen e masave për rritjen e domosdoshme te investimeve vendore dhe sidomos të huaja në ekonominë kombëtare

 

Biznesi vendas i është drejtuar qeverisë së re me disa kërkesa të cilat do të ndikonin në përmirësimin e ambientit ekonomik në vend. Me anë të një njoftimi për mediat, Konfidustria apelon për marrjen e masave për rritjen e domosdoshme te investimeve vendore dhe sidomos të huaja në ekonominë kombëtare. Ndërsa rekomandon një ndryshim në mënyrë thelbësore të politikave ekonomike, fiskale dhe financiare. Biznesi vendas kërkon që të ndërhyhet sidomos në hapjen e tregjeve nëpërmjet luftës kundër:- monopoleve, karteleve dhe oligopoleve, – korrupsionit te te gjitha llojeve dhe kryesisht te tipit të “state capture/kapjes se shtetit” ne prokurime, koncesione apo privatizime.

Për të pasur një ekonomi më konkurrente me vendet e rajonit, Konfindustria thotë se duhet ndërtimi i politikave fiskale te ngjashme me vendet e rajonit. Përmirësimi i ndërtimit dhe funksionimit te sistemit financiar dhe bankar, shihen si parakushtet për rritjen e dëshiruar të investimeve te huaja dhe te vendit. Konfindustria vlerëson, se Shqipëria ka rënie të theksuar në fuqinë konkurruese te tërheqjes se investimeve të huaja në Rajon.

Ndërsa përmend se 60% e investimeve të huaja në vend për vitin 2016 do të përbeheshin vetëm nga dy projekte të filluara vite me parë sikurse janë TAP dhe HEC Devollit. Ndikimi i investimeve te huaja ne punësim të qëndrueshëm në afatgjate është tejet i kufizuar.

Sipas Konfindustrisë, përmirësimi i ekonomisë në vend do të ndikonte në ndërprerjen e Largimeve masive të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së , shumica fuqi e re punëtore.

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>