Kopshti “Kamza e Re” me kaldajë, fal bashkëpunimit të Bashkisë Kamëz me Universitetin Bujqësor  

2-kaldaja-te-shkolla-kamza-e-re-6

Një bashkëpunim i ngushtë institucional i Bashkisë Kamëz me pedagogët e Universitetit Bujqësor Tiranë bëri të mundur vendosjen e një kaldaje ngrohjeje për fëmijët e kopshtit “Kamza e Re”. Ky fryt bashkëpunimi u finalizua në kuadrin e zbatimit të projektit “COMPOSE” në rritjen e efikasitetit energjetik dhe zhvillimin e komuniteteve lokale. Në këtë përurim ishte i pranishëm kryebashkiaku Xhelal Mziu i shoqëruar nga përfaqësues të institucionit të Bashkisë dhe nga ana e Universitetit Bujqësor morën pjesë në këtë ceremoni dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit njëkohësisht dhe koordinator i projektit “COMPOSE”, prof. dr. Fatbardh Sallaku, si dhe përgjegjësja dhe edukatoret e kopshtit “Kamza e Re”.

Funksionimi i kaldajës e ka dhënë ndikimin e saj në ngrohjen e mjediseve ku fëmijët edukohen në këtë institucion parashkollor. “Kjo nismë është fryti i parë i këtij bashkëpunimi ku palët premtuan që dritarja e hapur është udhëtimi i gjatë i zbatimit dhe projekteve të tjera ndërinstitucionale për të rritur kapacitetet e investimeve”, – tha ndër të tjerat në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i Bashkisë, z. Xhelal Mziu.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>