Korçë, fermerët në protestë, fëmijët bojkotojnë mësimi në mbështetje të prindërve

Dita e hënë ka nisur me protesta në Korçë. Janë fermerët e fshatit Horman që ngrenë zërin me revoltë pasi prodhimet u kanë mbetur pa shitur. Në këtë protestë kanë dalë pothuajse të gjithë banorët, ndërsa mësohet se është pezulluar edhe mësimi në shkollën e fshatit. Ata fajësojnë shtetit, pasi konkurrenca është e pandershme. Sipas tyre, produktet vendase “mbyten” nga ato të importit. Për t’i takuar nga afër dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre, aty shkoi edhe nënkryetari i Bashkisë së Korçës, por banorët vendas refuzuan që të flisnin pa prezencën e medias. Ata këmbëngulin që të organizohet një takim me kryebashkiakun e Korçës, me një përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Drejtorisë Bujqësore të rrethit të Korçës që të gjendet një zgjidhje për produktet bujqësore që u kanë mbetur pa shitur.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>