Korrupsioni “Vlahutin”; nga Vila tek Bordi

images

Mbërrin në Bruksel afera korruptive e Vilës së porositur nga Romana Vlahutin, por edhe shkelja flagrante e Konventës së Vjenës, përmes anëtarësimit të saj në Bordin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. 11 pyetjet drejtuar Mogherinit synojnë zbardhjen e përgjegjësisë për vilën korruptive, por një hetim i ri duhet edhe për ngritjen e bordit të paligjshëm, në kundërshtim me kushtetutën e Shqipërisë, si dhe me tendenca të qarta të korrupsionit politik

Publikimi në mediat e Tiranës dhe të Brukselit të një kontrate, ku delegacioni i Bashkimit Evropian ka blerë një vilë 1.6 milion euro në një zonë rezidenciale për llogari të ambasadores Romana Vlahutin, ka shqetësuar zyrtarët e Brukselit. Inberborg Graessle, kryetare e Komisionit të Kontrollit të Buxhetit në Parlamentin Evropian i ka kërkuar llogari shefes së Shërbimit të Jashtëm në BE, Frederica Mogherini për skandalin e korrupsionit të Vlahutin. Për ambasadoren e vendosur në qendër të akuzave për shpenzimet e tejfryra për vilën në “Rolling Hills”, ka reaguar një ditë më parë edhe eurodeputetja Doris Pack, duke u shprehur se vërtetimi i akuzave do të përkthehej në një turp të madh për Evropën. Por, bëmat e ambasadores së BE-së nuk mbarojnë vetëm me vilën luksoze miliona euroshe. Romana është e përfshirë në një tjetër aferë, që ka të bëj me anëtarësimin e vetvetes si pjesë e Bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Dite më parë, lidhur me këtë skandal ka reaguar fillimisht ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, i cili përmes një letre drejtuar Presidentit, Kreut të Kuvendit dhe Kryeministrit nënvizon shkeljen që po i bëhet Kushtetutës dhe kërkon reagim të menjëhershëm. Por pse është i paligjshëm anëtarësimi i ambasadorëve në bordin e ONM-së?. Quhet mirëfilltazi skandal, pasi ky anëtarësim cenon Konventën e Vjenës, e cila përjashton çdo person që nuk është gjyqtarë dhe prokurorë, siç kërkon Kushtetuta dhe nuk gjen mbështetje as në ligjin e Vettingut. Ndaj kjo aferë në të cilën është përfshirë Romana ka nevojë urgjente për hetim të ri, pasi ‘ithtarja’ e reformës në Drejtësi, kurrsesi nuk mund të bëhet shkelësja e kësaj reforme konsensuale dhe jetike për të ardhmen e vendit tonë. Konkretisht, ministri Petrit Vasili përmes një letre shpreh shqetësimin: “Në të gjitha dispozitat qoftë kushtetuese apo ligjore nuk ka asnjë përcaktim mbi ngritjen e një Bordi të Menaxhimit të ONM. Në komunikimin e datës 7 shkurt 2017, janë caktuar 3 ekspertë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe 2 ekspertë të SHBA. Caktimi i këtyre ekspertëve është në respektim të plotë të kërkesave të Kushtetutës dhe ligjit sa i takon procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi këta do të jenë organi i ngarkuar që do të realizojnë vëzhgimin e pavarur. Ndërkohë qeveria shqiptare ka detyrimin të vërë në dispozicion të tyre gjithçka duke filluar nga informacioni i plotë ligjor e dokumentar, deri në garantimin e mjeteve logjistike. Çdo parashikim tjetër sa i takon Bordit të Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, përbërjes, rolit të tij të paqartë në këtë proces, anëtarësisë së tij me pjesëmarrës të përkohshëm si dhe përfshirja brenda tij të përfaqësuesve të Ambasadave respektive, nuk gjejnë mbështetje qoftë në Kushtetutë apo në ligj”. Sipas Vasilit, fryma e Kushtetutës parashikon tërheqjen e ekspertizës ndërkombëtare më të mirë që do të monitorojë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe jo përfshirjen politike të përfaqësuesve ndërkombëtarë, siç e quan ai krijimin e këtij bordi. Pra zonja ambasadore duke përfshirë veten në këtë proces, jo vetëm që shkel Kushtetutën e vendit por sërish mbetet qendra e aferave dhe skandaleve korruptive. Përpos këtyre, Vlahutin njëkohësisht akuzohet edhe për mbështetjen pa rezerva ndaj kryeministrit Edi Rama, një mbështetje e cila është përkthyer edhe në vende punë në zyrën e BE-së për njerëzit e afërm të tij. Ndërkohë letra e eurodeputetes Graessle është nisur në 15 shkurt dhe përmban një listë me 11 pyetje të detajuara për shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Ajo që më tepër bie në sy është pyetja numër 9 mbi punësimin nga Vlahutin në delegacionin e BE-së për kushërinjtë e ministrave të qeverisë Rama.

Pyetjet e eurodeputetes për Mogerinin:

EEAS (Zyra e Veprimit të Jashtëm në BE) bleu një rezidence ne zonën e Rolling Hills, në Tiranë. Na është bërë e ditur se çmimi i vilës prej 345 m2 ishte 1.65 ml euro, që do të korrespondonin me vlerën 4780 euro për m2.

A mundet Komisioni ti konfirmojë këto shifra sa më lart?

  1. Nëse po, cila ishte arsyeja për atë çmim për m2 meqenëse çmimi mesatar për pronë në të njëjtën kategori dhe në të njëjtën zonë, Rolling Hills, duket se varion 1000-2000 euro për m2?
  2. Cila ishte arsyeja e blerjes së pronës së shtrenjtë në vend që të merrej ajo pronë ose një tjetër me qira?
  3. A është nisur një procedure prokurimi publik? Sa oferta janë marrë?
  4. A mund të na informoni mbi datën ekzakte të fillimit të negociatave për pronën e re dhe datën në të cilën është firmosur kontrata e blerjes?
  5. Kush i drejtoi këto negociata?
  6. A ka ndonjë hetim të OLAF në proces?
  7. A mundet ju lutem të listoni numrin e stafit (lëvizjet në staf) nga koha e nisjes (jo zyrtare) të negociatave deri në firmosjen e kontratës së blerjes?
  8. A është Zyra e Veprimit të Jashtëm në BE në dijeni mbi ndonjë të afërm të anëtarëve të qeverisë shqiptare që punojnë në delegacion?
  9. Në publik, shohim akuza për korrupsion ndaj një zyrtari të lartë të delegacionit. A mundet të na konfirmoni ndonjë hetim?
  10. A heton Zyra e Veprimit të Jashtëm të BE bashkë me Komisionin procedurat e rekrutimi

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>