KQZ zëvendëson sot Dashamir Tahirin dhe Shkëlqim Selamin, ja deputetët e rinj

kqz-fillon-p-euml-rgatitjet-p-euml-r-zgjedhjet-2015_hd-780x439

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka lajmëruar dhe parashikuar mbledhje dhe rendin e ditës për mbledhjen e tij të sotme. Në rendin e ditës është edhe zëvendësimi i dy deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, pasi këtyre iu hoq mandati për shkak se ishin subjekt i ligjit te dekriminalizimit. KQZ pak ditë më parë vendosi t’u heqë mandatet dy deputeteve, të LSI dhe PDIU. Por një ditë më parë të dy e ankimuan vendimin në Gjykatën Administrative. Sipas procedurave ligjore, dy deputetët do të zëvendësohen nga emrat që vijnë në radhë nga listat partiake. Në listat e LSI-së, në qarkun e Vlorës ku Selami doli fitues, pas tij rezulton të jetë Flamur Çelaj, i cili aktualisht mban postin e drejtorit ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil. Por, Çelaj mund të lëshojë vendin Katina Gogas, e cila është e 3-ta në listën e kandidateve për deputetë të LSI në Qarkun e Vlorës, për shkak se ligji parashikon më shumë përparësi për gjininë femërore. Ndërsa, deputeti Dashamir Tahiri, i zgjedhur në Qarkun e Vlorës nga listat e PDIU, do ti lërë mandatin e deputetit Edmond Zejnos. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në Qarkun Vlorë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes së mandatit të deputetit të z. Shkëlqim Selami”. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, në Qarkun Vlorë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes së mandatit të deputetit të z. Dashamir Tahiri”.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>