Kreu i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë PD, Kreshnik Çollaku: Sulmi i Edvinit ndaj BE-së për çështjen Haradinaj, tradhti kombëtare

collaku

Kreu i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, Kreshnik Çollaku: “Ka momente ku BE mund të korrigjoje qasjen, por përqendrimi i kritikës ndaj BE ku pastaj histeria e njerëzve të painformuar e shndërron në armiqësi ndaj BE është pikërisht ajo çfarë është qëllimi më i madh i lojës Serbo-Ruse, pra armiqësinë e shqiptarëve me Perëndimin”

Kreu i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook i cilëson si idiotësi dhe tradhti kombëtare sulmet e njëpasnjëshme, që qeveria shqiptare dhe njerëz me pozitë në gjirin e mazhorancës kanë lëshuar në adresë të  Bashkimit Evropian, menjëherë pas ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë. Çollaku shprehet se patriotizmi i shprehur në këtë lloj forme agresive ndaj unionit nga ana e eksponentëve brenda qeverisë Rama tregon një histeri kolektive të këtij kabineti qeverisës.

“Sulmi” i Tiranës ndaj BE-së për Haradinaj, idiotësi ose tradhti kombëtare. Në një intervistë sot Ministri i Jashtëm Bushati, përforcon qëndrimin e Rama në stimulimin e histerisë kolektive se fajin për sjelljen serbe ndaj Kosovës (përfshirë dhe arrestimin e Haradinaj) e ka BE”, shkruan Çollaku në Facebook. Ish-diplomati vijon më tej duke u shprehur se edhe Bashkimi Europian ka momente ku mund të korrigjojë qasjen, por kritikat e lançuara nga njerëz të painformuar në llogari të BE-së marrin padyshim konotacion negativ dhe armiqësor ndaj Perëndimit. Sipas Çollakut armiqësia e shqiptarëve me Perëndimin shkon në dobi të lojës Serbo-Ruse dhe përmbush qëllimet e tyre për destabilizim të Ballkanit.“Sigurisht ka momente ku BE mund të korrigjoje qasjen…  por përqendrimi i kritikës ndaj BE ku pastaj histeria e njerëzve te painformuar e shndërron në armiqësi ndaj BE… është pikërisht ajo çfarë është qëllimi më i madh i lojës Serbo-Ruse … Armiqësinë e Shqiptarëve me Perëndimin (BE dhe SHBA). Kjo është dhurata më e mirë që mund ti bëhet lojës Serbo-Ruse në Ballkan. Edhe pse BE nuk është perfekte, shqiptarët nuk duhet të harrojnë se vetëm falë BE-së dhe sidomos SHBA-ve, tanket e ushtria serbe i qëndron larg territoreve të Kosovës. Në këtë situatë të rrezikshme në Ballkan të sulmosh BE-në, e të fajësosh SHBA-të është ose Idiotësi ose Tradhti Kombëtare”, vijon më tej shkrimi i Çollakut.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>