Kreu i LSI-së, vizitë të posaçme në selinë e AAK-së në Prishtinë

meta

Meta: “Arrestimi, akt shokues – Haradinaj, simbol i qytetarëve shqiptarë në të gjithë botën”

 Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Sipas mediave kosovare, Meta ka shprehur pakënaqësitë e tij dhe solidaritetin pas arrestimit të liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze.

“Arrestimi i Haradinajt ishte akt befasues dhe shokues”, ka thënë Meta. “Kjo çështje do të marrë fund shumë shpejt pasi Ramush Haradinaj nuk është qytetar i Serbisë, por është qytetar i Kosovës dhe si i tillë është simbol i qytetarëve shqiptarë në të gjithë botën. Haradinaj është një krenari për të gjithë Shqiptarët dhe për faktin se ai është përrallur me kurajo dhe dinjitet edhe përballë drejtësisë ndërkombëtare”, ka thënë Meta, raporton Gazeta Express. Ai ka thënë se do t’i dërgojë homologes së tij serbe një shkresë në lidhje me këtë rast, ndërsa ka shtuar se ka kontaktuar me homologun e tij francez menjëherë pas marrjes së lajmit për arrestim pasi që, siç tha ai, “duam që këtij rasti t’i jepet fund pasi kemi të bëjmë me një simbol të sakrificës shqiptare”.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>