Kreu i opozitës, Lulzim Basha takim 120 minuta me ambasadorin amerikan Donald Lu

basha-lu

Ditën e djeshme rreth orës 13:00 kreu i PD, Lulzim Basha ka pritur në një takim që zgjati plot 120 minuta ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu. Fokusi i takimit të zhvilluar në selinë blu midis ambasadorit Lu dhe kryeopozitarit Basha mendohet të ketë qenë kriza e rëndë politike që ka mbërthyer vendin, ndërsa vetë takimi ka ardhur pas mos dakordësisë së kryeministrit Rama për paketën McAllister, e cila u pranua nga Partia Demokratike dhe forcat e tjera politike në vend. Ky takim ka përfunduar rreth orës 15:00, ndërsa asnjë nga palët nuk publikoi detaje për bisedën mes tyre. Ndërkohë pak minuta pasi u largua nga takimi me Lulzim Bashën në selinë e PD, ambasadori Donald Lu iu drejtua zyrës së kryeministrit Edi Rama, për të zhvilluar edhe me të një takim disaminutësh.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>