Kreu i PD, Basha: “Rama nuk lëshon karrigen sepse nuk ndahet dot nga droga, krimi dhe oligarkët”

basha

Basha: Protesta 2 mujore e opozitës po i zbardh fytyrën Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u paraqit ditën e djeshme në “çadrën e lirisë” duke përgëzuar qëndrestarët e lirisë për atë që ai e quajti një protestë rekord non-stop në Europë dhe në Shqipëri. Basha theksoi se kjo qëndresë europiane po i zbardh fytyrën Shqipërisë, pasi në katër vite qeveria e “Rilindjes” u kujdes që shkatërronte imahzin e vendit nëpërmjet drogës, krimit dhe korrupsionit masiv. “Kjo është Shqipëria europiane, ky është populli europian i Shqipërisë europiane. 4 vjet krim, drogë, korrupsion, ia kanë nxirë faqen këtij vendi. 4 vite pisllëk, hajdutëllëk dhe maskarallëk e kanë shkatërruar imazhin e Shqipërisë para syve të botës dhe Europës. 60 ditë qëndresë fisnike, europiane po ia zbardhin faqen Shqipërisë dhe shqiptarëve. Zoti ju bekoftë! Zoti i bekoftë maratonomakët e lirisë, misionarët e lirisë, paqes dhe demokracisë! Ditë për ditë, e mbaroj fjalën time duke iu drejtuar Zotit dhe jam i sigurtë se Zoti na dëgjon e na mbështet, sepse lufta jonë është e drejtë, kauza jonë është e drejtë. E vërteta dhe e drejta si asnjëherë tjetër mbarten mbi shpatullat e njerëzve të thjeshtë dhe të ndershëm që vijnë ditë për ditë në këtë tempull të lirisë. Të vetmit që nuk vijnë dot këtu, janë trafikantët dhe kriminelët e bërë njësh me Edi Ramën. Sepse ata e kanë shtëpinë 10 metra më tutje, pas kësaj fasade, por jo shumë gjatë, sepse së shpejti do t’i heqim që andej bashkë me shefin e tyre”, tha Basha. Kryedemokrati Basha duke iu referuar thirrjeve për tërheqje nga kauza për qeveri teknike, që bëri ministri i Jashtëm gjerman në Tiranë duke injoruar lidhjet e qeverisë me krimin dhe drogën, u shpreh se janë recitimet e Taulant Ballës ato që kanë ndikuar mbi mënyrën si u shpreh Gabriel. Lideri i opozitës ritheksoi bindjen opozitare për të vazhduar betejën për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.  “Sado recitime nga goja e Taulantit apo  nga dora e Taulantit të bëjë çdo kush, dhe në çfarëdo gjuhe në Tiranë, këtu do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vetëm qeveri teknike për ti garantuar ato. Çdo padrejtësi eskpozon, në mënyrë më akute, më urgjente dhe më të qartë, drejtësinë e kauzës tonë, urgjencën e kauzës tonë, domosdoshmërinë e kauzës tonë. Çdo padrejtësi evidente, çdo mohim i problemeve reale të Shqipërisë dhe shqiptarëve, nuk ka dobëson por na bën më të fortë e të vendosur për ti shkuar të vërtetës dhe të drejtës deri në fund”, tha ai. Basha ka kërkuar nga qëndrestarët për demokraci që t’i gëzohen së bashku 60 ditëve të një proteste, që tregon se ka shpresë për një të ardhme më të mirë për shqiptarët. Kreu i PD-së theksoi se është i qetë pasi me përplasjen me gënjeshtrën dhe të pavërtetën po preket thellësia dhe lartësia e kauzës popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Ndonëse ngritur mbi themelet e frikës, kërcënimit e të zezave që shqiptarët kanë hequr tash 4 vjet, asnjë ditë të vetme, asnjë orë të vetme ska munguar besimi tek e nesërmja, shpresa, besimi tek vetvetja dhe gëzimi i ligjshëm që kemi dhe duhet të kemi se jemi së bashku me muratorët, arkitektët, inxhinierët e Republikës së Re që është e pandalshme, është e pashmangshme, që po vjen e do të vijë kalëruar mbi shpresat e një populli të tërë. Nëse kemi mendime të tjera, nëse doni apo rekomandoni tërheqje, dua ta dëgjoj. JO, JO! Asnjë tërheqje! Qeveri teknike, kusht i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gëzuar 60 ditë të festës kombëtare për liri dhe demokraci. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti i bekoftë shqiptarët”, u shpreh ai. Basha u shpreh se gjendja e vendit është kritike dhe pushteti politik dhe ekonomik duhet t’i kthehet qytetarëve sepse jetojmë në pluralizëm. Sipas tij duhet ngritur themeli i bashkëjetesës evropiane, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe njëkohësisht balanca e kontrollit të pushtetit. Basha ripohoi bindjen për t’i dhënë fund komplotit të politikës kundër qytetarëve, që sipas tij do të marrë fund në shesh, me zgjedhje sipas standarteve dhe me projektin e Republikës së Re. Kreu i demokratëve deklaori se i vetmi që qëndron si pengesë për realizimin e zgjedhjeve me standarte është Edi Rama, i cili për gjashtë javë të mandatit të tij, refuzon ti hapë rrugë zbatimit të demokracisë. Sipas Bashës pavarësisht dëshirës së Edi Ramës për të mbrojtur interesat e krimit duke qëndruar në pushtet, zgjidhja për Shqipërinë do të vijë dhe qeveria teknike do të jetë ajo që do t’i hapë rrugë zhdukjes përfundimtare të njerëzve të krimit dhe drogës. Ai tha se Edi Ramës nuk i mjafton të dalë në kushte të barabarta të garës dhe as koalicioni me Ilir Metën, pasi ai del në garë vetëm kur është i lidhur me një mijë fije të dukshme dhe të padukshme me krimin me drogën, me korrupsionin dhe me shtetin e bërë zap në funksion të një partie të vetme. “Ka frikë të largohet, sepse me karriken e pushtetit ka lidhur fatin e vet politik. Ka frikë të dalë para popullit si drejtuesi i një partie politike me platformën e tij, me programin e tij, me ekipin e tij, se ky paska plan, edhe program edhe ekip edhe lidership. Po dil pra para popullit i zhveshur nga pushteti i abuzimit të kryeministrit, dil dhe garo! Garo se ti thua që, Lulzim Basha nuk ka as platformë, as ekip, as lidership. Ti e ke fare thjeshtë, ti i ke të gjitha, edhe Ilir Meta ka thënë do të vijë me ty, liroje pra karrigen t’i japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Tani, ju e dini që në prill ka ca reshje, njihen si “plakat e prillit” apo jo?! Nuk ka prill pa plaka, apo jo?! Do ikin edhe “plakat e prillit”. Ajo që nuk do të ikë, ajo që bëhet më e fortë çdo ditë, ajo që bëhet më e madhe çdo ditë, është bashkimi i shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme; të lira nga krimi, të lira nga droga, të lira nga shteti i partive dhe partia shtet. Çka mund dhe do të arrihet, do të arrihet vetëm me një qeveri teknike, e cila do të kryejë detyrat e ngarkuara nga populli.Interesat qytetare, interesi publik, interesi kombëtar i shqiptarëve i ka çuar shqiptarët e bashkuar drejt kësaj zgjidhje”, deklaroi kreu i PD. Basha ka komentuar edhe publikimin e faturës së energjisë së shtëpisë së tij që u bë nga Edi Rama ditën e djeshme duke thënë se ky bylmezi nuk do t’ia dijë për ligje dhe teksa merr faturën e kryetarit të opozitës, nuk dihet se ç’mund ti thotë mendja të bëjë me faturat e qytetarëve. Ai ka vijuar më tej duke theksuar se njerëzit që konsumojnë më pak energji sipas filozofisë së republikës së vjetër paguajnë më shumë, sepse ky kryeministër i trajton të pamundurit e të varfërit si dele dhe si njerëz, pasi një grusht oligarkësh përfitojnë nga këto para. “Shteti i leshit! Kam marrë kritikë nga një gazetare për këtë term, që e vlerësoj shumë. Ndaj, po themi shteti i akrelikut, se leshin e ka shumë, se leshi është bio të paktën.Pra, normalisht po të marrësh informacion të tillë të privilegjuar, duhet të marrësh lejen time si qytetar, dhe si kryetar i opozitës apo jo?! Dhunohet privatësia, por jo nuk duan t’ia dinë. Por shumë mire, se s’kam gjë për të fshehur për faturat e energjisë. Po pse more gomar e zog gomari, për faturën time u ankova unë? Për faturën timë jam unë këtu? Po unë s’jam këtu për faturën time. Se në fakt është e vërtetë që për ata që harxhojnë mbi 300 kv i ke ulur çmimet. Unë e kam fjalën për 75% të shqiptarëve që janë shtresa më e varfër dhe këtë thash dje, dhe këtë thamë dje, se këta paguajnë më shumë, paguajnë më shumë dhe këtë s’e luan as topi”, u shpreh ai. Kreu i PD nënvizoi se paratë e faturës së rritur të energjisë nuk shkojnë për investime të reja në energji apo përmirësim të rrjetit, por për njerëzit e lidhur me Ramën. “Ka një ndërtesë të re të CEZ-it, që bën mbi 6 milionë euro. I kanë dhënë edhe një shtesë kontrate tani. Tenderin e ka fituar ai që ka ndërtuar sarajet e Surrelit. Ka fituar tenderin, ndonëse ishte oferta më e shtrenjtë. Sa më e shtrenjtë do thoni ju? Plot 2 milionë euro. E di sa fatura energjie janë 2 milionë euro. Ky është shteti i akrilikut i cili i vë 700 kilovat të pakonsumuara që të mbledhë lekët që tia çojë oligarkut që ka ndërtuar vilën e kryeministrit. Ky, është shëmbëlltyra më e keqe e shtetit më të korruptuar të Afrikës, por për fat të keq ky është shteti që Edi Rama që ka ndërtuar këto 4 vite në Shqipëri”, tha Basha.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>