Kreu i PD thekson se shtyrja e afatit të regjistrimit të koalicioneve nuk do të bëjë që Opozita të tërhiqet nga kërkesat e saj

votime

Basha: Ligji është ligj përveç se kur nuk do Rama e Meta

 

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar kërkesën për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicionit si një moment që tregon se janë rrëzuar ligjet e vendit. Duke folur nga Çadra e Lirisë, kreu Basha theksoi se mazhoranca qeverisëse e ka futur vendin në një spirale krize politike, pasi mendojnë se opozita do të bëhej palë e zgjedhjeve farsë. Basha theksoi se vetëm me Qeveri teknike do të bëhen pjesë e zgjedhjeve në vend, duke mos lënë asnjë alternativë tjetër. “Ligji është ligj përveç se kur nuk do Edi Rama dhe Ilir Meta. Kodi Zgjedhor thotë se sot është afati i fundit për t’u regjistruar koalicionet. Këta po e fusin vendin në një spirale të rrezikshme. Rama dhe Meta e kanë futur vendin në një spirale krize politike pasi nuk e kishin menduar se opozita do të priste hanxharin e zgjedhjeve të kapura nga krimi. Në Kavajë ikën një kriminel, përdhunues i dënuar në Itali dhe trafikant i dënuar në Zvicër dhe emëron mëkëmbësin e tij. Në Kavajë ka presion absolut për nxënësit në shkolla që ai të fitojë edhe pse nuk ka kandidat përballë. Ai thotë se po shtyn datën e regjistrimit për të mirën tonë. Për të mirën e shqiptarëve ka vetëm një zgjidhje , qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk lahet mjalti me shëllirë. Këtë mjaltin që ke gatuar vetë, ke dhe vetëm një mënyrë që të mos e hash vet të gjithin, të braktisësh e të përqafosh agjendën e interesit publik shqiptar”, tha Basha.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>